Parlamentare

Pr/buxheti 2016, vijon diskutimi në komisione

Projektbuxheti i shtetit për vitin 2016 dhe paketa fiskale vijojnë të diskutohen të martën në komisionet e përhershme të Kuvendit.

Në komisionin parlamentar të Ligjeve, pas prezantimit një ditë më parë të draftit nga përfaqësues të Ministrisë së Financave, sot priten seanca dëgjimore për buxhetin e vitin të ardhshëm me përfaqësues të disa ministrive, si Ministrise se Drejtësisë, te Çështjeve Vendore, Ministrise se Brendshme dhe asaj te Inovacionit dhe Administratës Publike.

Gjithashtu, në komisionin e Medias do të ketë seanca dëgjimore të veçanta me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi për të diskutuar rreth shifrave në buxhetin e ri që qeveria ka akorduar për këto dikastere.

Komisioni parlamentar i Ekonomisë, si komisioni përgjegjës për pr/ligjin e buxhetit do të vijojë diskutimin e tij në parim, me praninë e e ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button