Premier League blindon vendin e 5-të në Champions dhe ëndërron goditjen historike (skenarët)
Gjithçka është në duart e Liverpool, Aston Villa dhe Nottingham Forest. Edicionin e ardhshëm mund të jenë 7 skuadra angleze në kompeticionin madhor.
Pavarësisht presionit të disa klubeve për të riparë normat e Championsit për të penalizuar klubet angleze, Premier League vazhdon të diktojë ligjin e saj në kompeticionin kryesor europian. Në 2026-2027-ën, për të dytin sezon radhazi, edhe skuadra e vendit të 5-të në Angli ka të drejtën të marrë pjesë në kupën me veshë të mëdhenj.
Jo vetëm kaq, Premier League mund të shënojë një rekord absolut. Mund të shkojë me 7 klube në Championsin e ardhshëm, një më shumë se këtë vit. Çdo gjë varet nga Liverpool, Nottingham Forest dhe Aston Villa, me dy të fundit të impenjuara në Europa League.
Nëse skuadra e Emery fiton kupën dhe e mbyll kampionatin jashtë 4-shes së parë (tani mban vendin e 4-t), siguron Championsin (si Tottenham i Postecoglu). E njëjta gjë vlen edhe për Nottingham Forest.
Situatë identike edhe për Liverpool: nëse fiton Championsin dhe në kampionat renditet nga vendi i 5-të e poshtë, merr pjesë sërish në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve.
Nëse Aston Villa (ose Nottinghham) dhe Liverpool fitojnë trofeun në kupa dhe asnjë prej tyre nuk renditet në top 4), 7 nga 36 vendet e Championsit edicionin e ardhshëm do të zihen nga klubet angleze. Diçka e jashtëzakonshme, që konfirmon forcën e madhe të Premier League.
Ka edhe nëj skenar të fundit. Nëse Liverpool fiton Championsin dhe zë vendin e 5-të apo të 6-të në kampionat, dhe në të njëjtën kohë Aston Villa fiton Europa League e renditet e 5-ta ose e 6-ta, në Champions shkon vendi i 7-të në Premier League. Aktualisht është Brentford në vend të 7-të, me pikë të barabarta me Everton, nga 46.
The post Premier League blindon vendin e 5-të në Champions dhe ëndërron goditjen historike (skenarët) appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.