☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.69 ▲0.36%
ARI 4,552 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,737 ▲ +8.48% ETH $2,259 ▲ +18.18% XRP $1.1092 ▲ +10.56% SOL $85.6200 ▲ +11.31%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.69 ▲0.36 % ARI 4,552 ▲0.14 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.69 ▲0.36 % ARI 4,552 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Premier League

Premier League kryeson kudo, “mbulohet me para” edhe nga Botërori 2026

Në Botërorin më të madh në histori, dominimi i Premier League nuk shihet vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar. Nga 48 kombëtaret pjesëmarrëse, plot 163 futbollistë që kanë luajtur këtë sezon në 20 klubet e Premier League janë grumbulluar për Kupën e Botës, më shumë se çdo kampionat tjetër. Ky numër nuk është rastësi. 5 nga 10 klubet që dërgojnë më shumë lojtarë në Botëror janë angleze, me Manchester City në krye (19 futbollistë).

Pak muaj më parë, FIFA miratoi një fond kompensimi prej 355 milionë eurosh për klubet që lëshojnë lojtarët e tyre për Botërorin 2026. Me 1.248 futbollistë të regjistruar në turne, kompensimi mesatar kalon 9.300 euro në ditë për lojtar. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaroi se programi i ri “njeh financiarisht kontributin e madh të klubeve dhe lojtarëve të tyre”, ndërsa kompensimet janë rritur me rreth 70%.

1248 jugadores. 48 naciones. Todo confirmado. 🔒

Las Convocatorias Oficiales para la #CopaMundialFIFA 2026 están aquí. ⤵️

— Copa Mundial FIFA 🏆 (@fifaworldcup_es) June 2, 2026

Duke qenë se çdo futbollist do të qëndrojë të paktën 15 ditë në turne, klubet e Premier League pritet të përfitojnë rreth 23 milionë euro vetëm gjatë fazës së grupeve. Shifra do të rritet më tej me avancimin e kombëtareve. Vetëm 11 nga 48 kombëtaret nuk kanë asnjë lojtar nga Premier League. Ndërkohë, Anglia është kombëtarja me më shumë përfaqësues nga kampionati anglez, plot 21.

Epërsia e Premier League është e qartë edhe në krahasim me rivalët. Ajo ka 60 lojtarë më shumë se Bundesliga, pothuajse dyfishin e La Liga-s dhe Ligue 1, si edhe afro 100 më shumë se Serie A. Dominimi sportiv po shndërrohet kështu edhe në fitime të mëdha financiare.

Klubet me më shumë përfaqësues në Botërorin 2026: Manchester City – 19 lojtarë Bayern Munich – 18 lojtarë Arsenal – 16 lojtarë Paris Saint-Germain – 16 lojtarë Barcelona – 15 lojtarë Al Hilal – 12 lojtarë Atlético Madrid – 12 lojtarë Crystal Palace – 12 lojtarë Manchester United – 11 lojtarë Liverpool – 11 lojtarë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.