🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 06 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,135 ▼ -2.52% ETH $1,577 ▼ -5.34% XRP $1.0962 ▼ -2.75% SOL $62.9200 ▼ -4.36%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
06 Jun 2026
Breaking
Arte

Premiera botërore e baletit “Radian” dhe koncertet simfonike e muzika e dhomës këtë qershor në Teatrin e Operës dhe…

Koncertet muzikore apo dhe premiera botërore e baletit “Radian”, janë vetëm një pjesë e asaj çfarë përmban programi artistik këtë muaj qershori në Teatrin Kombëtar të Operës dh Baletit. Teatri shprehet për një kalendar të pasur artistik, ku dhe Ansambli Popullor vijon me turne ndërkombëtarë. “Vjen edhe një kalendar i pasur artistik, i mbushur me aktivitete, që do të sjellin emocione, frymëzim dhe momente të paharrueshme për publikun. Nga koncertet simfonike e muzika e dhomës, te aktivitetet edukative, turnetë ndërkombëtare të Korit dhe Ansamblit Popullor, si dhe premiera botërore e baletit “Radian”, qershori në TKOB premton shumë”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit.

Por ndërsa aktivitetet po vijojnë, në 29 dhe 30 qershor, programi artistik kulmon me premierën botërore të baletit “Radian”, me koreografi të Edi Blloshmit, muzikë nga Robert Bisha dhe kostumografi të Edlira Qyshkës. Në TKOB qershori nisi me “Eja këndo me ne” me nxënësit e shkollave në sheshin “Italia”, dirigjent Dritan Lumshi, piano Igli Rapaj. Ky aktivitet u zhvillua nga TKOB në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Arsimit. Gjithashtu në skenën e TKOB në 1 qershor në mbrëmje u zhvillua koncerti me këngëtarin e njohur italian Mario Biondi, që erdhi në skenën tonë dhe në kuadër të Javës Kulturore Italiane. Ndërsa në 2 qershor ishte aktiviteti me nxënësit “Njihemi me instrumentin e kornos”.

Artistët në skena

Pas triumfit të Baletit “Carmen” në Bolonjë, këtë herë është Kori i TKOB-së që përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 36-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kantos Korale “Sergio Chiarlo”, që zhvillohet nga 5-7 qershor 2026 në Savigliano dhe Piemonte, Itali. Në këtë festival prestigjioz, ku marrin pjesë kore nga vende të ndryshme të botës, Kori i TKOB-së do të interpretojë një repertor tërësisht shqiptar, duke sjellë në skenën italiane tingullin, traditën dhe shpirtin e muzikës shqiptare. Konkursi “Eja këndo me ne” do të jetë në 11 qershor, ku marrin pjesë 50 shkolla 9-vjeçare të Tiranës. Në 12 qershor Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të jetë në Gjakovë në koncertin “Dita e Çlirimit. Po këtë datë, do të jetë koncerti gala “Tingujt e një nate vere” në Vlorë me dirigjent Oleg Arapin, ndërsa në 15 qershor një tjetër koncert do të zhvillohet në hollin koncertor të TKOB-së.

Kuarteti “Á Quattro” dhe pianistja italiane Valeria Fasiello sjellin për publikun shqiptar një koncert të veçantë, ku eleganca dhe finesa e muzikës së dhomës do të marrin jetë përmes veprave të Schulhoff dhe Schumann. Në Ditën e Muzikës më 21 qershor, të tjerë aktivitete do të zhvillohen nga TKOB, duke pasuruar dhe më tej programin artistik këtë muaj. Programi në 23 qershor në mbrëmje vijon me koncertin simfonik me dirigjente Beatrice Venezi, soliste në violinë Laura Llozi dhe soliste në piano Rejsi Prosi. Në vijim të programit muzikor, në 25 qershor është “Vox Barok”, që sjell në skenë muzikën baroke, ndërsa në 28 qershor Ansambli Popullor do të jetë në Itali në Festivalin e Grupeve Polifonike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.