☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.60 ▲1.97%
ARI 4,596 ▲1.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,934 ▲ +1.96% ETH $2,076 ▲ +4.25% XRP $1.3540 ▲ +1.91% SOL $84.6400 ▲ +3.16%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.60 ▲1.97 % ARI 4,596 ▲1.59 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.60 ▲1.97 % ARI 4,596 ▲1.59 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Prençi: Më problematike komunat Novoselë dhe Levan, janë shpërndarë 500 pako ndihma

Shtabet rajonale të Emergjencave Civile po vijojnë punën e tyre për të mbajtur nën kontroll dhe për të qenë sa më pranë qytetarëve në komunat Novoselë dhe Levan, ku përmbytjet kanë qenë dhe më të shumta, ndërsa  nga rezervat e shtetit janë shpërndarë 500 pako ushqime me nga 25 kilogram secila.

shkumbini-3Lajmin e bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi gjatë një prononcimi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Prençi duke ilustruar zonat më problematike informoi se shtabet rajonale të emergjencave civile janë në gadishmëri të plotë dhe po punojnë pa pushim në zonat ku dalja e lumit Vjosë nga shtrati ka krijuar problemet më të mëdha.

“Aktualisht, tha ai, Komuna Novoselë dhe Levan janë më problematiket, por ndryshe nga një ditë më parë nata ka sjellë një situatë të re meteorologjike. Ulja e temperaturave ka bërë që në male të ketë reshje të lehta dëbore dhe kjo për momentin nuk ka ndikuar në rritjen e nivelit të lumit Vjosa, çka mund të jetë një augur i mirë dhe për në vazhdim për të kaluar këtë situatë”, theksoi Prençi, duke shtuar se niveli ujit ka filluar të bie në zonat larg lumit Vjosë, ndërsa mbetet problematike në fshatrat pranë shtratit të lumit Vjosë.

Ai  bëri të ditur rrugën që po ndiqet për të qenë pranë banorëve. “Për momentin, strukturat operacionale janë të angazhuara me shpërndarjen e ndihmave,  mjeteve më të domosdoshme për jetesë, si ujë, ushqim dhe për këtë po ndihmon edhe komuniteti i biznesit. Rezervat e Shtetit, tha Prençi, kanë filluar shpërndarjen e pakove të ushqimeve më të domosdoshme, 500 pako nga 25 kilogram, vajë buk, miell, makarona, detergjent, si dhe ujë të pishëm”, shtoi ai.

Sipas Drejtorit të Drejtorisë së Emergjencave Civile, shtabet rajonale janë në gadishmëri të plotë për të kontrolluar situatën edhe në rast përkeqësimi të motit. “Është e vërtet që qendra meteorologjike ka parashikuar rikthim të reshjeve ditën e mërkurë, por duke parë reshjet e dëborës shpresohet që Vjosa mos të ketë të njëjtat prurje si më parë dhe kjo po na jep kohë të marrim të gjitha masat për të mënjanuar përshkallëzimin e dëmeve në të ardhmen”, tha Prençi./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.