☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.49 ▼4.18%
ARI 4,568 ▲3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,200 ▲ +1.48% ETH $2,174 ▲ +2.13% XRP $1.4219 ▲ +1.08% SOL $92.6400 ▲ +2.89%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Presidenca nuk tregon se kur do ta dërgojë mandatarin e Qeverisë

jahjagaPresidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ende nuk dihet nëse do ta dërgoj në Kuvend emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re, apo do ta pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas kërkesës së PDK-së për interpretimin e mënyrës së zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit.

PDK-ja tanimë ka vendosur që të kërkoj sqarime nga Gjykata Kushtetuese rreth kësaj çështje.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se përkundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të procedurave sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk e pengon ta dërgojë në Kuvend propozimin për mandatarin e ri për kryeministër,vetëm në rast se Kushtetuesja nuk nxjerrë një masë të përkohshme.

Megjithatë, këshilltari i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu, ka thënë për KosovaPress, se e para e vendit do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për caktimin e mandatarit për kryeministër, por në të njëjtën kohë edhe të drejtën e secilit subjekt politik që mund të kërkojë interpretime dhe sqarime ligjore nga Gjykata Kushtetuese, për seancën e djeshme.

“Presidentja Jahjaga, përveç zbatimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, do të respektojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për caktimin e mandatarit për kryeministër, por gjithsesi se do të respektojë edhe të drejtën e secilit subjekt politik që mund të kërkojë interpretime dhe sqarime ligjore që mund të ngritën për çështjen e seancës së Kuvendit”, tha Vllahiu.

Dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese e ka paralajmëruar edhe vetë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se vendimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, që dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues janë të pavlefshme dhe të barabarta me një zero të madhe.

“Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me zhvillimet e dhunshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të kërkuar rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.