☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 92.92 ▼5.41%
ARI 4,363 ▼4.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,092 ▲ +2.6% ETH $2,119 ▲ +2.19% XRP $1.4135 ▲ +1.38% SOL $89.2000 ▲ +2.56%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 92.92 ▼5.41 % ARI 4,363 ▼4.64 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 92.92 ▼5.41 % ARI 4,363 ▼4.64 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Presidenti francez, François Hollande uron Hashim Thaçin si President

Siç njoftojnë nga Presidenca e Kosovës, në telegramin e urimit, presidenti Hollande ka përgëzuar Thaçin, duke i uruar suksese në mandatin e tij si president.

Presidenti i Republikës së Francës, François Hollande, është presidenti i parë që ka uruar presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm pak minuta pas betimit të tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Siç njoftojnë nga Presidenca e Kosovës, në telegramin e urimit, presidenti Hollande ka përgëzuar Thaçin, duke i uruar suksese në mandatin e tij si president.

“Zgjedhja e datës 26 shkurt ishte e rëndësishme për Kosovën. E di se nuk do t’i kurseni përpjekjet tuaja për t’i bashkuar kosovarët rreth një të ardhme demokratike dhe një projekti evropian. Franca do të qëndrojë përkrah jush në këtë drejtim”, thuhet në telegramin e urimit të presidentit francez. Më tej, në këtë urim thuhet se zgjedhja e presidentit Thaçi në këtë post është pjesë e angazhimit të tij për shtetin e Kosovës, për t’iu bashkuar vendosmërisht vlerave evropiane.

“Rruga që Kosova ka kaluar gjatë tetë viteve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Angazhimi i pakursyer i Kosovës në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit, që kërcënojnë aktualisht vlerat tona dhe sigurinë tonë, konfirmon gjithashtu rolin dhe legjitimitetin e saj në skenën ndërkombëtare”. Presidenti francez, François Hollande, shkruan se miqësia dhe mirëbesimi që lidhin Francën dhe Kosovën, që nga pavarësia e saj, mundëson vazhdimin e forcimit të marrëdhënieve bilaterale gjatë tërë mandatit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.