PolitikaPresidenciale

Presidenti hungarez viziton Tiranën, pritje zyrtare nga Presidenti Nishani

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mikpriti të martën Presidentin e Hungarisë, János Áder, i cili nisi një vizitë zyrtare në Tiranë.

Pas ceremonisë së pritjes në selinë e Presidencës dhe ekzekutimit të himneve të të dy shteteve, Presidenti Nishani dhe Presidenti Áder, po zhvillojnë një takim kokë më kokë, i cili do të pasohet nga bisedimet zyrtare mes dy delegacioneve.

Rreth orës 12.30 është parashikuar konferenca e përbashkët për shtyp e dy zyrtarëve të lartë, ndërsa pasdite ata do të vizitojnë ekspozitën fotografike “Unë dhe Budapesti” të fotografit Roland Tasho.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button