Presidenti i federatës turke motivon lojtarët para finales ndaj Kosovës
Nga një vilë në Bodrum nëse Turqia kualifikohet në Botëror
Turqia po përgatitet për finalen e Play Off-it të Kupës së Botës, që do të luajë në Prishtinë kundër Kosovës të martën më 31 mars.
Ditën e sotme stërvitjen e kombëtares turke e ka ndjekur edhe presidenti i Federatës së Futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu, i cili u ka premtuar një shpërblim të majmë futbollistëve, nëse arrijnë që të kualifikohen në Botëror.
Sipas mediave lokale, Haciosmanoglu u ka premtuar nga një vilë në Bodrum lojtarëve të Turqisë, nëse arrijnë që të mposhtin Kosovën në finale.
“Kemi 22 vite që nuk shkojmë në Botëror. Do të paguaj nga xhepi im për vilat e lojtarëve nëse kualifikohemi”, ka thënë presidenti i federatës turke të futbollit.
The post Presidenti i federatës motivon lojtarët para finales ndaj Kosovës: Nga një vilë në Bodrum nëse Turqia kualifikohet në Botëror appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.