🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.22 ▼0.5%
ARI 5,023 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,527 ▲ +2.04% ETH $2,170 ▲ +3.78% XRP $1.4452 ▲ +2.93% SOL $92.0700 ▲ +4.72%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.22 ▼0.5 % ARI 5,023 ▼0.77 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.22 ▼0.5 % ARI 5,023 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Presidenti Meta viziton Pustecin: Ne krenohemi me vlerat e minoritetit maqedonas

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Bashkia e Pustecit dhe i gjithë rajoni i Prespës do përfitojnë të parët nga bashkëpunimi i shkëlqyer trilateral midis Shqipërisë, Maqedonisë e Greqisë, që i ka të gjitha premisat për t’u bërë i prekshëm së afërmi. Zoti Meta e bëri këtë deklaratë gjatë një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku banon një komunitet i madh maqedonas.

Ai është pritur nga përfaqësues të pushtetit vendor si dhe nga dhjetra banorë të minoritetit maqedonas, të cilët i uruan mirëseardhjen dhe e falenderuan për mbështetjen e përkrahjen e tij të vazhdueshme. Presidenti Meta tha se “vëmendja ime ndaj minoritetit maqedonas do të jetë çdo ditë gjatë mandatit tim. Ne krenohemi me vlerat e minoritetit maqedonas, i cili është një pasuri për Shqipërinë”.

“Ju garantoj se do bëj çmos dhe do mbështes të gjitha përpjekjet tuaja për ruajtjen e identitetit, traditave dhe vlerave tuaja të shkëlqyera. Duhet të bashkëpunojmë të gjithë që Bashkia e Pustecit të jetë ndër më të begatat”, theksoi Presidenti Meta.

Presidenti tha se “në kuadrin e Vitit të rëndësishëm mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut ramë dakord, bashkë me përfaqësuesit e Bashkisë së Pustecit të vlerësojmë disa nga ngjarjet dhe personalitetet më të rëndësishme historike të kësaj zone, sikundër është edhe shkrimtari i njohur, Sterjo Spasse, biri i komunitetit maqedonas”.

Më pas Presidenti Meta dhe autoritetet vendore vizituan Kishën e Shën Kryengjëllit Mihail në Pustec, nga ku kryetari i shtetit uroi minoritetin maqedonas për Festën e Shën Naumit dhe të Krishtlindjeve, që ky komunitet i feston me kalendarin e vjetër ortodoks.

1 Koment

  • drejtesia 06 January 2018, 20:28

    Kryehajduti i kopeve te hajduterise shqiptare po saboton KLP,KLGJ dhe FBI qe te nund te fshihet sa te mundet.SHBA BE te sjelle NATO urgjent ne Tirane dhe te bombardohen familjet e Nipit te hajdutit Ahmet Zogu,Leka Zogu,familja e lavires Nexhmije Hoxha,Familjet e hajduteve Fatos Nano dhe Ilir Meta,Familjet e hajduteve te PD LSI Sali berisha ,Lulezim Basha Bujar Nishani Adriatik Llalla,Xhezair Zagznjori,Bashkim Dedja dhe plehrat shqipetare Te PD,LSI,PS qe po sabotojne reformen ne drejtesi.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.