Ekonomia

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për huamarrjen shtetërore

Presidenti Bujar Nishani kthen për rishqyrtimin në Kuvend ligjin për huamarrjen shtetërore. Në dekretin e publikuar sot në faqen zyrtare të Presidencës, jepen edhe argumentet për kthimin e ligjit për rishqyrtim. 

CB8D15CD-5251-4C6B-AAE4-27D892FB90D3_w640_r1_sLigji i ri, sipas Presidentit, autorizon vetëm Ministrinë e Financave në marrjen e borxhit të huaj e të brendshëm.  “Përmes këtij ligji Këshilli i Ministrave pretendon se synohet të përmirësohet kuadri ligjor i huamarrjes shtetërore, duke e harmonizuar këtë veprimtari me praktikat më të mira të tregjeve ndërkombëtare të parasë dhe me qëllim uljen e kostos së huamarrjes shtetërore. Gjithashtu, pretendohet të saktësohen garancitë ligjore përsa i përket ligjit të zbatueshëm apo mënyrës së zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me palët e treta në kuadër të marrëveshjes së borxhit, si dhe të përqaset ligji për huamarrjen shtetërore me dispozitat e Kushtetutës, ku Ministri i Financave të jetë fleksibël në marrjen e borxhit referuar kufirit të borxhit të miratuar nga ana e Kuvendit. Në argumentin e Presidentit për kthimin e ligjit për rishqyrtim, thuhet se Kushtetuta ka bërë të qartë se borxhi qoftë i brendshëm apo i huaj do të merret kur të autorizohet me ligj nga Kuvendi”, parashtron Presidenti ne dekret. Neni 156 i Kushtetutës kur flet për autorizimin me ligj, citohet dekreti, nuk i referohet vetëm kufirit sasior të vendosur në buxhetin e miratuar nga Kuvendi, por ka parasysh edhe kushtet dhe mënyrat e marrjes së borxhit qoftë të brendshëm apo të jashtëm. “Rezulton, që Kuvendi në asnjë rast nuk ka vendosur kushte të përgjithshme të cilave do t’i referohet Ministri i Financave në marrjen e borxhit. As ndryshimet ligjore nuk e kanë përmbushur një gjë të tillë. Propozuesit e ligjit dhe Komisionet përkatëse kanë vërejtur se problemi qëndron në lidhje me monitorimin/kontrollin ad hoc nga ana e Kuvendit në lidhje me marrjen e borxhit të jashtëm nga subjekte private, në kushtet e mungesës së kritereve ligjore për negocimin dhe marrjen e borxhit”, thuhet me tej. Në fakt, sipas argumentit të përdorur të Presidentit, është e gabuar ndarja e borxhit të brendshëm nga ai i jashtëm, apo borxhi nga Shtete/organizata ndërkombëtare apo subjekte private të huaja. “Kuvendi e ushtron pushtetin e tij që në momentin që autorizon marrjen e borxhit, duke përcaktuar qartë edhe kushtet dhe mënyrat e marrjes të atij borxhi. Diskutimi nëse duhet ratifikuar apo jo me vonë në Parlament referuar nenit 121 të Kushtetutës, ky është një diskutim tjetër, i cili vjen më pas në kohë. Autorizimi i kërkuar nga ligji nuk ka lidhje me ratifikimin e një marrëveshje me një subjekt të huaj huadhënës qoftë ky publik apo privat”, .

Edhe propozuesit e ligjit, citohet më tej dekreti, kanë pranuar se mungojnë rregullime ligjore për negocimin dhe marrjen e borxhit, por më pas kanë ngatërruar autorizimin që kërkohet nga 156 me ratifikimin që kërkohet nga 121/1/ç e Kushtetutës. Veç të tjerash, Komisioni i Ekonomisë në raportin e tij ka sqaruar se pavarësisht miratimit paraprak të kufirit të borxhit në rastin e miratimit të buxhetit, duhet të bëhet pjesë e ligjit të buxhetit edhe shuma e shpenzimeve për interesa.
Është e qartë se në çdo rast të marrjes së borxhit të brendshëm apo të jashtëm, referuar kufirit, kushteve dhe mënyrës së marrjes së borxhit duhet të merret miratimi nga Kuvendi, ndërsa përsa i përket respektimit të Konventës së Vjenës “Për Ligjin e Traktateve”, dispozitat e saj janë të vlefshme për të gjitha marrëveshjet mes shteteve, shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, por nuk mund përjashtohet mundësia të aplikohen dhe në marrëveshje të tjera ndërkombëtare. “Rregullimet ligjore në ligjin 181/2014 janë rezultat i një interpretim të gabuar të neneve 121, 156 dhe 159 të Kushtetutës dhe si rezultat përbëjnë një cënim të rëndë të saj dhe të parimeve të saj”, nënvizohet në dekretin e Presidentit.

Në seancën plenare të datës 24 dhjetor 2014, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr.181/2014 ‘Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë 29 dhjetor 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button