Presidenciale
Presidenti Nishani dekreton ministrin e ri të Transporteve
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar mesditën e së mërkurës, shkarkimin nga posti i Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, të Edmond Haxhinastos dhe ka pranuar propozimin e ardhur nga Kryeministri, për të emëruar në këtë post, Sokol Dervishajn.
Ky i fundit pritet të votohet gjatë seancës së nesërme parlamentare.
Edmond Haxhinasto dha dorëheqjen nga posti i Ministrit te Transporteve më datë 2 shtator, ku siç tha ai, largohet për t’u fokusuar më shumë në strukturat e LSI-së.