☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,331 ▲ +0.53% ETH $2,279 ▲ +1.46% XRP $1.3600 ▲ +0.21% SOL $85.2600 ▲ +0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Presidenciale

Presidenti Nishani mesazh ngushëllimi Familjes Mbretërore të Arabisë Saudite

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dërguar Madhërisë së Tij, Salman bin Abdulaziz al Saud, një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Mbretit Abdullah bin Abdulaziz.

bujar-nishani“Madhëria Juaj, Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Mbrojtësit të Dy Xhamive të Shenjta, Mbretit Abdullah bin Abdulaziz.

Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, dëshiroj që përmes Madhërisë Suaj, t’i përcjell Familjes Mbretërore dhe popullit mik të Arabisë Saudite, ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta.

Mbreti Abdullah ishte një lider vizionar dhe paqedashës, i cili do të mbahet mend për reformat e guximshme të ndërmarra në vendin e tij por gjithashtu dhe për përkushtimin e tij për promovimin e dialogut në Lindjen e Mesme, si dhe rolin e luajtur në arenën botërore dhe organizatat ndërkombëtare. Për shqiptarët, Mbreti Abdullah, ishte një mik i mirë që iu gjend në ditët më të vështira.

Ai do të mbetet gjatë në kujtesën e kombit shqiptar për ndihmën e çmuar që ka dhënë në kapërcimin e vështirësive ekonomike dhe forcimin e lidhjeve mes dy popujve tanë. Ju siguroj, Madhëria Juaj, se në këto ditë dhimbje dhe hidhërimi unë dhe populli shqiptar jemi pranë Familjes Mbretërore dhe popullit të Arabisë Saudite.” – përfundon mesazhi i Presidentit Nishani.

Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz vdiq sot në moshën 91-vjeçare, njoftoi televizioni shtetëror saudit. Mbreti do të varroset pas faljes së mesditës në Riad.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.