☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,264 ▲ +0.03% ETH $2,290 ▲ +1.8% XRP $1.3594 ▼ -0.21% SOL $85.2000 ▼ -0.19%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Presidenciale

Presidenti Nishani në Katar, parashtron nevojën për investime direkte dhe linjën ajrore Doha-Tiranë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, në kuadrin e vizitës shtetërore në Shtetin e Katarit u prit sot nga Emiri i Katarit, Lartësia e Tij, Sheikh Tamin Bin Hamad Al-Thani.

nishani-katarNishani ka vlerësuar nevojën e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe krijimit të lidhjeve mes universiteteve shqiptare dhe Fondacionit të Katarit për Arsimin, interesin e Shqipërisë për investime direkte të Katarit dhe mundësinë e vendosjes së linjës ajrore Doha-Tiranë.

Në këtë takim, Presidenti shoqërohej nga Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto; Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja.

Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që Emiri dhe Shteti i Katarit i kanë dhënë Shqipërisë ndër vite duke e mbështetur financiarisht dhe me projekte konkrete zhvillimin ekonomiko-social të vendit që pas daljes nga izolimi i regjimit komunist, por edhe për nxitjen e investimeve të Katarit në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë Presidenti Nishani e falënderoi Emirin për ndihmën financiare të dhënë për përballimin e përmbytjeve të fundit në zonat e jugut të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, që reflektohen qartë edhe në shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë mes të dy vendeve si dhe theksoi dëshirën e palës shqiptare për t’i forcuar dhe thelluar më tej marrëdhëniet me një vend mik si Katari. Presidenti Nishani theksoi se, falë vullnetit të përbashkët për thellimin e këtij bashkëpunimi, si dhe kuadrit ligjor të përbashkët që është në fuqi, mundësitë për të eksploruar dhe nxitur bashkëpunimin në fushën e arsimit, si dhe atë ekonomike dhe tregtare janë shumë të mëdha.

Me shumë interes u bisedua për mundësinë e vendosjes së linjës ajrore Doha-Tiranë, si dhe mundësinë e investimeve në fushën e turizmit dhe ndihmës në sektorin e bujqësisë për vënien në jetë të të cilave, Presidenti i Republikës u shpreh se: “Është shumë e rëndësishme dhe me shumë interes që të organizohen komisione të përbashkëta shtetërore apo forume të përbashkëta biznesi për të identifikuar dhe vlerësuar fushat me interes të ndërsjellë”.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu kontributin e Emirit Baba të Katarit, si dhe të Shtetit të Katarit në mbështetjen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës, si një kontribut shumë domethënës për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. U vlerësua vijimi i kësaj politike nga Katari dhe u ra dakord për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta për sigurimin e njohjeve të tjera nga vendet arabe dhe anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ku të dyja vendet janë anëtare.

Mes të dy bashkëbiseduesve u trajtua edhe bashkëpunimi në kuadrin e zhvillimeve globale ku u vlerësua kontributi i të dy vendeve në koalicionin kundër terrorizmit ndërkombëtar si dhe mundësia e thellimit të bashkëpunimit në këtë aspekt.

Për nder të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani, Emiri i Katarit, Lartësia e Tij, Sheikh Tamin Bin Hamad Al-Thani, shtroi një drekë shtetërore në Pallatin Mbretëror.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.