☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.17 ▲2.31%
ARI 4,406 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,976 ▲ +3.64% ETH $2,157 ▲ +5.15% XRP $1.4172 ▲ +3.33% SOL $91.7700 ▲ +6.49%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.17 ▲2.31 % ARI 4,406 ▼0.04 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.17 ▲2.31 % ARI 4,406 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Presidenti Thaçi të mërkurën në Austri, pritet nga presidenti Fischer

Agjencia e Lajmeve austriake “APA” shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të mërkurën do të jetë mysafir i presidentit aktual austriak, Heinz Fischer, i cili është në fund të mandatit të tij.

Sipas “APA”, Thaçi në këtë vizitë shtetërore, do të pritet pasdite rreth orës 14:30 nga presidenti austriak, Fischer në “Hofburg” në një takim pune. “APA” shkruan se Kosova është një rrëfim i suksesit, por ende një histori e papërfunduar.

“Kosova ka një rrugë të gjatë para vetës, megjithëkëtë, është në rrugë të mirë sa i takon rrugës së saj të integrimeve euroatlantike. Për këtë është optimist edhe presidenti Thaçi”, shkruan agjencia austriake.

Sipas “APA”, presidenti 48-vjeçar këtë e di më së miri, ngaqë vet ka luajtur një rol përcaktues në fillim të viteve të 90-ta në përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për të arritur deri të pavarësia.

Agjencia ia bën një profil presidenti të ri të Kosovës, ku thuhet se me mbështetjen e shteteve perëndimore, Thaçi shpalli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.

“APA” shkruan edhe për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013. Agjencia shkruan po ashtu edhe për kundërshtimin e opozitës kosovare si dhe për përpjekjet e Serbisë për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.