Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.13 ▲2.88%
ARI 4,727 ▼1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,986 ▼ -1.4% ETH $2,191 ▼ -2.35% XRP $1.3417 ▼ -2.31% SOL $82.6400 ▼ -3.14%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,727 ▼1.06 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,727 ▼1.06 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Prezantohet plani i veprimit për riintegrimin në shoqëri të viktimave të trafikimit

Një plan konkret veprimi për riintegrimin socio-ekonomik të grave dhe vajzave, viktima të trafikimit, u prezantua sot në Hotel Tirana, ndërsa parashikohet që të ofrohet mbrojtje sociale dhe punësim për t’i dhënë mundësi kësaj kategorie për një jetë të sigurtë.

Në këtë prezantim ishin të pranishëm zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea, zv/ministrja e Mirëqenies Sociale Bardhylka Kospiri,  i ngarkuari me punë i Bashkimit Europian në Shqipëri, Jan Rudolf, përfaqësuesi në Shqipëri i UN Women, David Saunders dhe Alma Jani, përfaqësuese e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit në Shqipëri.

Gjatë fjalës së saj, zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea tha se “ky plan veprimi është përgatitur në emër të qeverisë shqiptare me mbështetjen e IOM”. “Për disa muaj kemi realizuar konsultime me partnerët, duke pasur si qëllim asistencën ndaj grave dhe vajzave, viktima të trafikimit si dhe integrimin e tyre  në shoqëri. Dua të theksoj se rritja e numrit të femrave të trafikuara, ka bërë që këto dy vitet e fundit të sillen në vëmendje nisma konkrete në fushën e arsimit, sociale dhe ekonomike. Është shumë e rëndësishme që këto  gra e vajza të futen në një mjedis të qëndrueshëm, ku të kenë mundësi për shërbime sociale. Mbrojtja e të drejtave themelore është përgjegjësi në çdo shoqëri”, tha ajo.

Më tej, Gjebrea shtoi se “ky plan përfshin një skemë të detajuar, mbështetje financiare të bizneseve për punësimin e këtyre viktimave, si rifutja në sistemin arsimor etj”.

IOM (2)Po ashtu, zv/ministrja e Mirëqënies Sociale, Bardhylka Kospiri tha se “kjo ministri është institucioni bazë që mbron të drejtat e këtyre viktimave dhe kontribuon në riintegrimin e tyre”. “Përgjegjësia më e madhe bie mbi ministrinë tonë. Ne kemi për qëllim të mbrojmë figurën e gruas ndaj çdo lloj diskriminimi si dhe të rregullojmë kuadrin ligjor e të ofrojmë mbrojtje sociale për viktimat e trafikimit. Zyrat e punës kanë filluar në ndërmjetësimin për punësimin e tyre”, tha ajo.

Në kuadër të këtij plani veprimi, i ngarkuari me punë i Bashkimit Europian, Jan  Rudolf u shpreh se “trafikimi i grave është i patolerueshëm ndaj duhet të adresojmë disa nga problemet e këtij fenomeni”. “Sot, prezantohet plani konkret për riintegrimin e këtyre viktimave, të cilat kërkojnë respekt dhe dinjitet duke i krijuar kushte për mbrojtje sociale. Në këtë plan, adresohen instrumente sesi mund të luftohen fenomene të tilla. Gratë dhe fëmijët nuk janë për t’u shitur ndaj, Shqipëria do t’i mundësojë atyre një jetë më të mirë”, shtoi ai.

Po ashtu, Rudolf vlerësoi punën dhe bashkëpunimin me ministrinë e Brendshme dhe ministrinë Sociale.

IOM (1)Ndërkohë përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, David Saunders tha se “Shqipëria ka bërë progres në drejtim të barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut”. “Lufta ndaj trafikimit është shumë e rëndësishme, por akoma më e rëndësishme është riintegrimi i tyre. Bashkëpunimi me dy ministritë ka qenë shumë i rëndësishëm për të adresuar problematikat. Qeveria ka për detyrë të mbështesë këto viktima për të nisur një jetë të re larg dhunës. Ata kanë nevojë për një mundësi të dytë”, tha ai.

Ndërsa për Alma Janin, përfaqësuese e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit në Shqipëri “një element i rëndësishëm i hartimit të këtij plani konkret ishte dhe përfshirja e viktimave të trafikimit gjatë procesit të konsultimeve”. Procesi i integrimit të këtyre viktimave kërkon bashkëpunim, duke ofruar për ta punësim, mbështetje ekonomike etj. Ky plan është financuar nga Bashkimi Europian, me asistencë teknike të IOM.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.