Politika

Prezantohet Projekti i Portit Tregtar të Durrësit, Qeveria: Faza e parë 390 mln euro, 46% investim i shtetit, pjesa tjetër me PPP

Projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit po prezantohet ditën e sotme në Pallatin e Brigadave. Investimi për portin e ri tregtar, sipas qeverisë pritet të jetë rreth 390 milionë euro, ndërsa do të mundësojë 1500 vende të reja pune. 46% e vlerës së investimit do të financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, 54% do të financohet nga kompania ndërtuese.

Projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit u prezantua ditën e sotme në Pallatin e Brigadave.  Investimi për portin e ri tregtar, sipas qeverisë pritet të jetë rreth 390 milionë euro, ndërsa do të mundësojë 1500 vende të reja pune. 46% e vlerës së investimit do të financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, 54% do të financohet nga kompania ndërtuese.

Në muajin janar të vitit të ardhshëm do të hapet gara ndërkombëtare për të gjitha kompanitë që kanë treguar interes për ndërtimin e portit të ri tregtar. Sipas qeverisë, gara pritet të mbyllet në muajin korrik 2023, për t’i hapur më pas rrugë ndërtimit të portit. Ky port do të lidhë hekurudhë hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se Porti i ri tregtar në Durrës do të jetë nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë rajonit për shkëmbimet tregtare me rajonin.

Ne fjalen e tij ne kete prezantim kryeministri Rama tha se: “Porti i ri tregtar i Durrësit do të bëhet nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë qarkullimit tregtar me perëndimin dhe gjithçka tjetër që shkon përtej anës perëndimore për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Durrësi duke filluar nga integrimi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes Durrësit dhe Strugës do t’i japë këtij rajoni një kapacitet krejt tjetër për të përpunuar volum krejt tjetër tregtar”, tha Rama. Kryeministri u shpreh se kompania që do të marrë përsipër ndërtimet në portin e Porto Romanos, duhet të jetë një kompani e cila duhet të vijë nga një vend mik i NATO-s”.

‘Na duhet që cilado kompani që do marrë përsipër operimin portit jo vetëm ti ketë të gjitha standardet, por edhe të jetë kompani që vjen nga një vend jo kundërshtar ndaj aleancës Euro-Atlanatike. Më në fund edhe në bëjmë atë që kanë bërë më parë kthejmë në një aset me vlerë të lartë ekonomike Portin e vjetër, duke larguan nga zemra e qytetit mallrat qymyrin, ndotjen dhe duke i dhënë zemrës që qytetit një zhvillim fantastik. Në dekadën e parë do i sjellë ekonomisë sonë rreth 8 mld euro. Holandezët janë më të mirë për ti bërë këto punë pasi janë edhe më kurnacët që njeh Evropa dhe kanë edhe statusin më të suksesshëm të tregtarëve. Do jetë i lumtur që ne të mirëpresim kompanitë nga Holanda për të hyrë në garën e Portit të Durrësit. E tha ministrja që në janar do të zhvillohet një forum transparentë për tu shpjeguar kompanive të gjithë projektin dhe të marrim sugjerimet e tyre në mënyrë që dokumenti të jetë një dokument tërësisht i hapur pasi është projekti më i rëndësishëm portual i Europës.’- tha Rama.

Në prezantimin e projektit të ri tregtar të Durrësit, kreu i qeverisë tha se 46% e këtij projekti do të financohet nga qeveria, ndërsa pjesë tjetër do të jepet me PPP.

Nga ana tjetër, Rama theksoi edhe njëherë se puna në portin tregtar aktual s’do të pengohet nga punimet për Portin e ri të Durrësit.

“Operimi ligjor s’do të pengohet për asnjë subjekt që do të dojë të vazhdojë operimin. Faza e parë që është faza që bën zëvendësimin e portit është 390 mln euro, shifër e arsyeshme, 46% do të financohet nga qeveria dhe 54% i kompanisë që do të fitojë garën ndërkombëtare. Një proces në partneritet publik privat, nuk janë kate kriminale as formula korruptive por janë formula ekonomike të cilat kur bëhen me transparencë dhe duke parë interesin e publikut funksionojnë në favor të publikut”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama , tha se një lajm shumë i rëndësishëm i samitit të BE-së në Tiranë ishte se korridori i 8-të është përfshirë zyrtarisht në rrjetin e infrastrukturës se qarkullimit rrugor-hekurudhor të BE-së.

‘Është një port që e çon bashkëpunimin rajonal në një nivel krejt tjetër. Ne e kemi nisur këtë proces paralelisht me Kosovën, ashtu sikundër kemi filluar punën për hekurudhën dhe kemi mbështetur financiarisht studimin e vizibilitetit për portin e Thate të Prishtinës kemi punuar të bindim BE-në që të përfshijë korridorin e 8 i cili është bllokuar për dekada të tëra në marrjen E statusit pjesë e infrastrukturës europaine në mënyrë që të ecim paralelisht me portin e Thatë. Lajmi i rëndësishëm i samitit në Tiranë ishte se korridori i 8 është zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës së qarkullimit rrugor-hekurudhor të BE-së. Ne mund të kemi akses edhe në mbështetjen evropiane për ndërtimin e kësaj vepre shumë të rëndësishme.’- tha Rama.

Kryeministri Rama tha se porti i ri në Durrës do të jetë nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë rajonit për shkëmbimet tregtare me rajonin.

“Porti i Durrësit ka qenë historikisht shumë i rëndësishëm. Sot jemi në shekullin e 21-të dhe jemi vonë sepse nëse do të shikonim progresionin e volumit të mallrave dhe të ardhurave që kjo vepër do të garantojë në 20 apo 30 vitet e ardhshme, po të kishim nisur 2 apo 3 dekada më parë do t’i kishim marrë frytet.

Sot janë pjekur kushtet që të kemi një port tregtar të denjë për këtë shekulli. Jo si ai që kemi trashëguar nga e kaluara si një platformë e realizimit socialist.  Nuk ka asnjë mundësi për zgjerim hapësirash dhe kapacitetesh, përvecsse është një burim ndotjeje akustike, mjedisore dhe vizuale e papranueshme.  Porti i ri tregtar i Durrësit do të bëhet nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë qarkullimit tregtar me perëndimin dhe gjithçka tjetër që shkon përtej anës perëndimore për të gjithë Ballkanin Perëndimor.  Durrësi duke filluar nga integrimi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes Durrësit dhe Strugës do t’i japë këtij rajoni një kapacitet krejt tjetër për të përpunuar volum krejt tjetër tregtar”, tha Rama.

Projektin e prezantoi përfaqësuesi i kompanisë prestigjioze holandeze “Royal Haskoning DHV”,  i cili tha se puna do të bëhet me disa faza. Ai e cilësoi këtë projekt si një kompleks super modern portual që do të sjellë fazë të re ndërlidhjeje mes vendeve të rajonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button