Ekonomia

Prezantohet skema e granteve për fermerët e zonave malore

Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me ambasadat e Gjermanisë dhe Danimarkës në Tiranë organizuan sot një takim me fokus, mbështetjen e zonave malore.
bujqesiNë takim “Mbështetje për zhvillimin e bujqësisë dhe të ekonomisë rurale të zonave malore të pafavorizuara”, u prezantuan skemat e granteve, një fond i financuar nga Gjermania përmes programit ekonomik GIZ dhe qeveria e Mbretërisë së Danimarkës.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti falenderoi mbështetjen e madhe që po i japin sektorit të bujqësisë qeveritë e Republikës së Gjermanisë dhe Mbretërisë së Danimarkës.

“Ky projekt parashikon injektimin e 6.5 milion euro në zonat e varfëra, ku ekzistojnë potenciale të mëdha, por të pashfrytëzuara” theksoi ndër të tjera Panariti. Sipas tij, këto fonde në dispozicion për t’u përdorur në sektorin e bujqësisë, do të ndikojnë në rritjen e jetesës së banorëve në këto zona si dhe pritet të ndikojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve shqiptare bujqësore.
Përmes këtij fondi, që do të shpërndahet në 6 qarqe për 1.000 fermerë, pritet që ndër përfituesit të jenë të rinj dhe gra, që kanë ide për biznese të reja në këto fusha, me qëllim, nxitjen e pjesëmarrjes së tyre në fermat bujqësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button