☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.52 ▲1.33%
ARI 4,512 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,889 ▲ +0.42% ETH $2,149 ▼ -0.39% XRP $1.4022 ▼ -0.7% SOL $90.9000 ▼ -0.27%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.52 ▲1.33 % ARI 4,512 ▼0.88 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.52 ▲1.33 % ARI 4,512 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Princ Harry: Askush nuk dëshiron të bëhet mbret apo mbretëreshë

“A ka ndonjë në Familjen Mbretërore që dëshiron të bëhet Mbret apo Mbretëreshë? Unë nuk mendoj kështu!”

Kjo është deklarata e Princit britanik Harry për revistën amerikane “Newsweek”, duke shtuar se “ne do t’i kryejmë detyrat tona në kohën e duhur.”

Princi Harry foli po ashtu edhe rreth ecjes së tij në funeralin e së ëmës, Princesës Diana, kur ishte në moshën 12-vjeçare, duke shtuar se asnjë fëmije “nuk duhet t’i kërkohet ta bëjë këtë”.

Në vitin 1997, Harry iu bashkua të atit, Princit të Uellsit, gjyshit, Dukës së Edinburgut, vëllait të tij 15-vjeçar etj., në kortezhin përgjatë rrugëve të Londrës.

Nëna ime sapo kishte vdekur ndërsa mua më duhej të ecja pas arkivolit të saj, i rrethuar nga mijëra njerëz që më shikonin, teksa miliona të tjerë e bënin këtë nëpërmjet televizionit”, tha ai. 

Nuk mendoj se ndonjë fëmijë duhet t’i kërkohet ta bëjë këtë, në çfarëdo rrethane. Unë mendoj se do të ndodhte sot.

 

Princesha e Uellsit Diana humbi jetën më 31 gusht 1997 pas një aksidenti në Paris, Francë.

“BBC” thotë se kjo intervistë do të rrisë simpatinë për princin, sepse tregoi se ende vuan humbjen e së ëmës dhe sepse ai bëri të qartë se në familjen mbretërore anëtarët nuk kishin konflikte se kush do të vihej në vendin vakant në momentin që ai do të lihej bosh nga mbreti apo mbretëresha.

Ai tha se pasardhësit e mbretëreshës do të marrin përgjegjësitë e mëdha jo sepse ata duan ta bëjnë, por sepse duhet ta bëjnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.