roze

Princi Leka II shpall datën e martesës

Princi Leka II ka shpallur dhe datën e martesës me te fejuarën e tij, Elia Zaharia. Çifti do të vendosë kurorë më 8 tetor 2016.

Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një komunikate nga Oborri Mbretëror Shqiptar, ku pas disa vitesh lidhjesh e më pas fejese kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Trashëgimtari i Fronit Mbretëror dhe artistja u fejuan në Paris më 2010, dhe martesa vjen pas 6 vitesh.

Më herët çifti është shprehur se dëshirojnë të organizojnë një dasmë madhështore sipas protokollit të Oborrit Mbretëror Shqiptar, dhe se kanë në plan të ftojnë shumë familje të njohura mbretërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button