Princi Sverre Magnus flet hapur për jetën e dashurisë: po shkon keq
Princi norvegjez 20-vjeçar, që studion në Lisbonë, dha një intervistë të rrallë për jetën e tij personale dhe pranoi me vetëiri se dashuria nuk po i ecën.
Princi Sverre Magnus i Norvegjisë është ende në kërkim të princeshës së tij. Djali 20-vjeçar i mbretit Haakon dhe mbretëreshës Mette-Marit dha një intervistë të rrallë për gazetën norvegjeze VG, ku foli hapur për jetën e tij personale, siç njofton People.
Princi po studion jashtë vendit, në Lisbonë të Portugalisë, ku në shtator nisi studimet për menaxhim biznesi në Forward College, një institucion ndërkombëtar që në semestrat e ardhshëm do ta çojë edhe në Paris dhe Berlin. I pyetur për përgatitjet për provime, ai u përgjigj me humor: “Po shkon si për të gjithë studentët e tjerë. Po bëj më të mirën, por nuk po shkon dhe aq mirë. Të shohim. Të paktën, nuk jam më i dobëti në klasë.”
Kur pyetja kaloi te jeta e tij e dashurisë, përgjigja ishte po aq e sinqertë dhe vetëironike: “Po shkon keq”, tha princi, sipas People.
Sverre Magnus ishte më parë në lidhje me Amalie Giæver Macleod, me të cilën, sipas revistës Hola!, ishte bashkë nga viti 2023 deri te ndarja e raportuar në dhjetor 2025. Amalie e shoqëroi atë edhe në dasmën e tezes së tij, princeshës Märtha Louise, me Durek Verrett në vitin 2024. Për momentin, vëmendja e princit duket e përqendruar te studimet, përpara se të kthehet në Norvegji për festat e fundvitit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.