☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,899 ▲ +0.2% ETH $2,092 ▲ +0.21% XRP $1.4009 ▲ +0.47% SOL $87.7900 ▼ -0.11%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Prioritetet dhe minoritetet, Kotzias: Raport në Bruksel për pakicat

Kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, i pyetur në televizionin shtetëror “ERT” se cili është mesazhi nga Samiti joformal i 28 ministrave të Jashtëm të BE-së, ka deklaruar se përveç përpjekjes së BE-së për të ripërcaktuar dhe kërkuar objektivat e bashkëpunimit në nivelin euroatlantik, aty është diskutuar për vendet ballkanike, ku ka pasur një referencë për disa çështje që janë krijuar në lidhje me Shqipërinë, si dhe me rajonin në përgjithësi.
Gjithashtu, i pyetur nëse Athina mbështet pozicionimin e Holandës, që hapja e negociatave të fillojë pas zgjedhjeve në Shqipëri, Kotzias është përgjigjur:
“Pozicionimi ynë është se Shqipëria duhet të përmbushë të pesta kushtet e përcaktuara dhe jo vetëm një, atë që i përket reformës në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që procedura e integrimit në BE të jetë thelbësore”.
Kotzias ka pasur në Bruksel një takim me homologun shqiptar Bushati, përgjatë të cilit është bërë një vlerësim i përgjithshëm se ku po shkojnë marrëdhëniet greko-shqiptare dhe në çfarë pike ndodhen diskutimet që po bëhen për të zgjidhur problemet që kanë dalë mes dy vendeve.
“Kemi theksuar – ka thënë ai, – se duhet të ulen tonet, të cilat me mënyra të ndryshme shfaqen gjatë marrëdhënieve tona, të normalizojmë raportet dhe të rifillojmë proceset”.
Kotzias ka pohuar se, në raportin e BE-së nuk tregohet nëse Shqipëria mund të marrë një datë për fillimin e negociatave brenda vitit 2016.
Ministri grek i është përgjigjur edhe akuzave të ish-ministres së Jashtme, Dora Bakojanis, e cila e cilëson mungesën e një kritike sado të vogël për Shqipërinë në raport, në lidhje me “çështjen çame” apo mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, si një humbje për diplomacinë greke.
Kotzias ka deklaruar se opozita konservatore duhet të shohë se qeveria “Tsipras”, prej fillimeve të saj në vitin 2015 ka dërguar raporte të plota dhe konkrete në BE, për sa i përket të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.