☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,344 ▲ +0.32% ETH $2,299 ▲ +2.27% XRP $1.3613 ▲ +0.13% SOL $85.3400 ▲ +0.33%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Prishtina do të ketë një stadium të ri. 3 mln euro nga MKRS dhe komuna

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar këtë të hënë memorandumin e bashkëpunimit për rinovimin tërësor të stadiumit të qytetit të Prishtinës.

Projekti në përgjithësi ka një vlerë prej 3 milionë eurosh, 75% e të cilave janë investime të ministrisë dhe 25% të Komunës së Prishtinës, ndërsa marrëveshja parashikohet të finalizohet brenda vitit 2016.

Ministri Kujtim Shala e vlerësoi këtë moment si një ngjarje tejet të rëndësishme për sportin e Kosovës.

“Sot (e hënë) është një ditë e rëndësishme, pasi ne do të lidhim një memorandum bashkëpunimi, që ka të bëjë me një prej investimeve kryesore të qeverisë në fushën e infrastrukturës sportive. Unë besoj se kjo është një praktikë e mirë dhe po konkretizojmë bashkëpunimin që kemi pasur gjatë këtyre muajve me Komunën e Prishtinës”, tha Kujtim Shala, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministri Shala shtoi se, me këtë memorandum bashkëpunimi hapen rrugë edhe për projekte të tjera kapitale, të cilat dikasteri që ai drejton planifikon t’i realizojë së bashku me Komunën e Prishtinës, siç janë Teatri i Operas dhe Baletit dhe Pishina Olimpike.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ky investim është i domosdoshëm, sidomos tani, kur futbolli i Kosovës pritet të pranohet në organizmat ndërkombëtarë.

“Dihet se, edhe para pranimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtare të futbollit, shtohet edhe më tepër nevoja që Kosova të ketë në kryeqytet një stadium, i cili përmbush standardet ndërkombëtare për të luajtur futboll apo lojëra të tjera. Deri më tani, ndeshjet janë luajtur vetëm në Mitrovicë. Tashmë, në një bashkëpunim me MKRS-në, po konkretizojmë këtë marrëveshje për të investuar”, tha Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës.

Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri falënderoi ministrin Shala dhe kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin, duke shtuar se në këtë stadium asnjëherë nuk janë bërë investime të tilla, ndaj dhe e vlerësoi si një moment historik për futbollin e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.