☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.06 ▼1.34%
ARI 4,873 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,598 ▲ +0.42% ETH $2,334 ▼ -1.26% XRP $1.3607 ▼ -0.26% SOL $83.7700 ▼ -2.47%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.06 ▼1.34 % ARI 4,873 ▲0.48 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.06 ▼1.34 % ARI 4,873 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Prishtina kërkon përgjigje zyrtare nga Shkupi për ngjarjet në Kumanovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Isa Mustafa shprehin shqetësimin e tyre të thellë dhe dënojnë çfarëdo përfshirje të shtetasve të Republikës së Kosovës në incidente në Republikën e Maqedonisë që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe shteteve fqinje, duke vënë në sprovë paqen dhe sigurinë dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve.

Pas një takimi të sotëm, presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa bëjnë thirrje për hetim transparent dhe kredibil të ngjarjeve të fundit, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës të vazhdojnë të ofrojnë ndihmën e tyre të plotë për të zbardhur këto zhvillime të fundjavës në qytetin e Kumanovës.

“Mekanizmat e drejtësisë dhe sigurisë të Kosovës kanë kërkuar nga homologët e tyre maqedonas detaje lidhur me incidentet e fundjavës dhe janë në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga ta”, thuhet në deklaratën e përbashkët për media të presidentes dhe kryeministrit.

Më tej, në komunikatë thuhet se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për një Maqedoni shumetnike, stabile, të përkushtuar për të drejta të barabarta të të gjitha komuniteteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, e orientuar fuqishëm në rrugën evropiane dhe euroatlantike, me të cilën gëzon marrëdhënie të mira ndërshtetërore.

“Presidentja Jahjaga ka zhvilluar në vazhdimësi takime me Kryeministrin Mustafa dhe krerët e mekanizmave të sigurisë për të diskutuar këto zhvillime dhe për të bashkërenduar veprimet institucionale brenda Kosovës, përfshirë ndërmarrjen e masave të sigurisë. Institucionet e Kosovës shprehin keqardhjen e tyre familjeve të viktimave dhe të lënduarve dhe bëjnë thirrje për respektim të plotë të ligjit dhe përmbajtje nga dhuna”, thuhet në komunikatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.