Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,263 ▲ +0.66% ETH $2,145 ▲ +0.47% XRP $1.4349 ▼ -0.07% SOL $89.5300 ▲ +0.71%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Kosova

Prishtinë, arrestohen 5 deputetë të Vetëvendosjes

Pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan mbrëmjen e së hënës nga Policia e Kosovës. Deputetja Aida Derguti u ndalua sapo doli nga Kuvendi në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës gjatë mbledhjes të së hënës së Kryesisë.

Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli pasi kanë shkelur masën e arrestit shtëpiak, ndërsa Besa Baftiu dhe Glauk Konjufca për hedhje të gazit gjatë seancës të së hënës së Kuvendit.

Duke dalë nga Kuvendi, shefi i grupit parlamentar të VV-së, Konjufca tha se arrestimet janë politike me urdhër të Mustafës. Deputetët po qëndronin prej disa orësh në mjediset e Kuvendit edhe pse nuk lejoheshin të hynin në seancë.

Albin Kurti (VV), Albulena Haxhiu (VV), Donika Kada-Bujupi (AAK), Ismajl Kurteshi (VV), Haxhi Shala (Nisma), Pal Lekaj (AAK), Fisnik Ismajli (VV), Faton Topalli (VV), Time Kadrija (AAK), Teutë Haxhiu (AAK), Aida Dërguti (VV), Besa Baftiu (VV) dhe Glauk Konjufca (VV) janë 13 deputetët opozitarë që janë arrestuar deri më tani.

Në një reagim të lëshuar me menjëherë pas arrestimit të 5 deputetëve, Vetëvendosje thotë se Policia e Kosovës po përdoret verbërisht si vegël e qeverisë.

“Përndjekja e opozitës ka marrë përmasa të cilat nuk mund të tolerohen më, dhe qeveria ka shkuar aq larg sa është vështirë të mendohet një zgjidhje normale e krizës politike.

“Me arrestimin e deputetëve shtypet vullneti i dhjetëra mijëra votuesve. Me arrestimin e deputetëve shtypet zëri i opozitës. Me arrestimin e deputetëve po mbrohem marrëveshjet ilegale dhe jodemokratike për ‘Zajednicën’ dhe për demarkacionin.

“Me arrestimin e deputetëve po imponohet kthimi i Serbisë në Kosovë. Me arrestimin e deputetëve demokracia e drejtësia po pamundësohen jo vetëm si realitet, por edhe si ëndërr.

“Por krimi në pushtet nuk ka për të fituar. Opozita nuk do të ndahet, as nuk do të ndalet. Pushteti shumë shpejt ka për t’u vënë para përgjegjësisë për gjithë represionin ndaj opozitës e ndaj qytetarëve”, përfundon deklarata e VV-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.