🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.23 ▲0.8%
ARI 3,924 ▼1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,460 ▼ -0.43% ETH $2,286 ▼ -0.03% XRP $1.2876 ▲ +2.98% SOL $93.2500 ▼ -0.92%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.23 ▲0.8 % ARI 3,924 ▼1.15 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.23 ▲0.8 % ARI 3,924 ▼1.15 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Privohen nga liria 8 shoferë, drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit

Gjatë natës së kaluar, përkatësisht nga 16 deri më 17 gusht 2026, në periudhën nga ora 23:00 deri në 05:00, Departamenti për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka zhvilluar një aksion kontrolli në të gjithë territorin e vendit, me qëllim sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë kontrolleve janë sanksionuar gjithsej 63 shoferë. Prej tyre, 12 janë konstatuar në territorin e Manastirit, ndërsa nga nëntë shoferë janë sanksionuar në territoret e Velesit dhe Ohrit. Tetë raste janë evidentuar në territorin e Kumanovës.

Nga numri i përgjithshëm i të ndaluarve, tetë shoferë janë privuar nga liria, në përputhje me nenin 297 të Kodit Penal.Përveç drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjatë aksionit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 162 shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

MPB-ja apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe dispozitave ligjore, duke kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.