☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.45 ▲0.22%
ARI 4,430 ▼3.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,016 ▼ -1.18% ETH $2,056 ▼ -1.08% XRP $1.3860 ▼ -1.71% SOL $86.3200 ▼ -0.88%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.45 ▲0.22 % ARI 4,430 ▼3.16 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.45 ▲0.22 % ARI 4,430 ▼3.16 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Prizren – DokuFest 2016 me 4500 aplikime

Për edicionin e 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, që do të mbahet në qytetin e Prizrenit, në Kosovë, nga 5 deri 13 gusht kanë mbërritur mbi 4500 aplikime.

“Ftesa për aplikim për edicionin e 15-të të DokuFest është mbyllur. Falënderojmë të gjithë 4500 aplikantët, të cilët kanë aplikuar me filmat e tyre”, shprehen organizatorët.

Bëhet e ditur se, programi i plotë i festivalit do të shpallet në fillim të muajit korrik. “Një numër i programeve speciale do të shpallen më herët. Festivali do të mbahet nga data 05 – 13 gusht në Prizren, Kosovë”, theksojnë organizatorët e DokuFest.

Në 24 nëntor 2015 ishte hapur ftesa për të gjithë autorët e dokumentarëve, filmave të shkurtër dhe animacioneve të aplikojnë me filmat e tyre për edicionin e 15-të të Festivalit.

Në DokuFest 2015 në qendër ishte tema e migrimit me filma nga e gjithë bota dhe rajoni. Nga 228 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, 124 bënin pjesë në programet garuese.

DokuFest e nisi rrugën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.