🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.31 ▲3.74%
ARI 5,023 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $70,892 ▲ +0.94% ETH $2,092 ▲ +1.3% XRP $1.3974 ▲ +1.64% SOL $88.2200 ▲ +1.99%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.31 ▲3.74 % ARI 5,023 ▼2 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Kronika

Pr/ligji për Gjykatën Administrative, Naço: Risi për sistemin e drejtësisë

Pr/ligji “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative” është një risi për sistemin e drejtësisë Shqiptare, tha sot Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, nga foltorja e Kuvendit në çeljen e diskutimeve për projekt-ligjin në fjalë.

Ministri i Drejtësisë bëri të ditur se “Pr/ligji ka në fokus rritjen e efikasitetit të punës gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarëve në gjykatat administrative, si dhe përmirësimin e cilësisë së vendimarrjes dhe respektimit të afateve ligjore për zbardhjen e vendimeve”.

Sipas kreut të drejtësisë, paraqet një risi për sistemin e drejtësisë shqiptare. “Risi e këtij projektligji është parashikimi i numrit të ndihmësave ligjorë, në varësi të ngarkesës së punës të çdo gjykate administrative, që tashmë do të jetë jo më pak se 50 % të numrit të gjyqtarëve. Një risi tjetër është përcaktimi i procedurave të qarta dhe transparente, që procesi i përzgjedhjes, emërimit, lirimit apo shkarkimit nga puna të ndihmësit ligjor t’i nënshtrohet një procedure konkurrimi transparente, bazuar në meritë.”, theksoi Naço.

1501 Gjykata Administrative Foto Albert Myftaraj

“Gjithashtu, tha Naço, nëpërmjet këtij projektligji arrihet që një kategori e caktuar çështjesh në Gjykatën e Lartë të shqyrtohen në mënyrë më racionale, duke ulur numrin e anëtarëve përbërës të kolegjeve shqyrtuese nga 5 në 3, sipas kritereve të vendosura në ligj”.

Në fund, Kreu i Drejtësisë Shqiptare bëri të ditur se nëpërmjet këtyre ndryshimeve i jepet zgjidhje edhe administrimit të çështjeve në Gjykatën e Lartë, nëpërmjet disiplinimit të rregullave të qarta për njoftimin e palëve ndërgjyqëse

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.