☁️
Tiranë 16°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,007 ▼ -2.87% ETH $2,195 ▼ -2.85% XRP $1.3298 ▼ -1.72% SOL $81.9900 ▼ -3.41%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Problemi i pronave dhe kërkesat e Ministrit Manjani

 Pavarësisht shumë përpjekjeve të qeverisë, burokracia e tepruar ka sjellë problematika në çështjen e pronësisë. Duket për këtë arsye, Ministri Drejtësisë, Ylli Manjan ka bërë tre kërkesa të qarta për të vijuar me ritme më shpejta drejt zgjidhjes së çështjes.

Ministri i Drejtësisëi Manjani ka pohuar një ditë më parë gjatë një takimi në dikasterin që ai drejton, me drejtues të institucioneve që merren me titujt e pronësisë, si Aluizni, Zyrës së Hipotekës, se qytetarët vijojnë të shfaqin shqetësime për çështjen e pronës.

Ministri Drejtësisë në fjalën e tij u shfaq i prerë dhe kërkoi realizimin e tre detyrave, që do të çonin në një zgjidhje të problematikës. Së pari, ai kërkoi respektimin e afatave proceduriale, së dyti, zbatimin e vendimeve të Gjykatës dhe së treti, rritjen e bashkëpunimit të institucioneve.

Sipas Ministrit Manjani, zgjatja e procedurave jashtë afateve të parashikuara nënkupton korrupsion, në një kohë që vuri në dukje se zbatimi i vendimeve gjyqësore është i pa diskutueshëm, duke paralajmëruar shkarkim për cilindo nëpunës që do të kishte guximin për të mos i zbatuar këto vendime. Gjithashtu Ministri Manjani la edhe disa afate mes të cilave përmendi se maksimumi deri në 1 shtator duhe të jenë evaduar të gjitha praktikat e vjetra.

“Përditë marr ankesa nga qytetarët dhe nga institucionet dhe këta të fundit ankohen se nuk bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Kjo është e pafalshme! Ne presim që t’i shërbejmë qytetarëve në afat, ndërkohë detyrohemi të harxhojmë kohë dhe energji, për të gjetur gjuhën e përbashkët institucion me institucion”, tha Manjani.

“Nuk më pëlqen sigurisht të drejtoj gishtin e fajësisë mbi x apo y, por po qe nevoja do ta bëj, nuk diskutohet, siç e kam bërë dhe do vazhdoj të mos më dridhet dora të largoj cilindo nga detyra publike që shkel afatin. Nuk e kuptoj fare që pse ka më shumë se 2 muaj që zgjaten afatet në shërbim. Pse? S’mund të rrimë të bëjmë ballafaqime intitucion me institucion”, nënvizoi Ministri i Drejtësisë, duke thënë se ishte hera e fundit që paralajmëronte një gjë të tillë.

“Kërkoj nga ju, në mënyrë të veçantë nga ZVRPP, ATP që fundi i këtij muaji në minimum dhe fillimi i muajit shtator në maksimum, të gjitha praktikat që quani të vështira, që ju i mbani në sirtare prej vitesh dhe nuk i kaloni, të kenë marrë fund. Kushdo që është përgjegjës, është i shkarkuar”, tha  prerë ministri Manjani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.