☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.11 ▼1.45%
ARI 4,424 ▲1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,985 ▼ -2.57% ETH $2,072 ▼ -3.5% XRP $1.3711 ▼ -2.2% SOL $86.7900 ▼ -4.48%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.11 ▼1.45 % ARI 4,424 ▲1.09 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.11 ▼1.45 % ARI 4,424 ▲1.09 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Procesi i Berlinit, ja projektet që pritet të nisin në mesin e 2017-s

Gjatë këtij viti që sapo ka hyrë pritet të nisin një sërë projektesh në vendet e rajonit që kanë të bëjnë me atë që njihet si Procesi i Berlinit dhe që synojnë rritjen e ndërlidhjes mes gjashtë vendeve, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Po gjatë këtij viti është parashikuar që të mbahet edhe Samiti i radhës, këtë herë në kryeqytetin italian, Romë. Vendet e Ballkanit Perëndimor do të raportojnë mbi ecurinë e investimeve të ndërlidhjes që financohen në emër të këtij projekti të madh. Po cilat janë investimet që pritet të nisin kryesisht më mesin e 2017-s?

Në rastin e Shqipërisë bëhet fjalë për projektin hekurudhor Tiranë – Rinas – Durrës, ku kostoja totale parashikohet në 81.5 mln euro dhe ku partnerët janë Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, si dhe Hekurudha Shqiptare.

Në Serbi, projekti është pjesë e Korridorit Orient/East-Med e që ka të bëjë me ndërtimin e segmentit hekurudhor Serbi – Bullgari. Vlera totale e projektit është parashikuar në 84.4 mln euro dhe data e fillimit do të jetë mesi i vitit 2017, ndërsa pritet të përfundojë në 2019-n.

Për Kosovën, bëhet gjithashtu fjalë për të njëjtin korridor, e më konkretisht për ndërtimin e linjës hekurudhore që do të lidhë Maqedoninë, Kosovën dhe Serbinë. Për pjesën e Kosovës, vlera totale e projektit është parashikuar në 42.3 mln euro dhe pritet të realizohet nga InfraKos Sh. A. Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Koha e fillimit edhe për këtë projekt pritet të jetë gjithashtu mesi i vitit 2017.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.