Ekonomia

Prodhimi vendas tkurret, importet e birrës u rritën më tej më 2023

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave në vitin 2023, importet e birrës arritën në mbi 55,5 mijë tonë me rritje 7% në krahasim me vitin 2022.

Në krahasim me vitin 2019 importet e birrës janë rritur me 24 %. Rritja e importeve në disa industri po bëhet pikërisht në një periudhe ku vendi ynë po shndërrohet në një destinacion për turistët e huaj që kërkojnë më së shumti prodhime vendase.

Rritja më shpejtësi e importeve të birrës vitet e fundit ka bërë që ajo të jetë dominante në treg karshi birrës vende.

Të dhënat kanë referuar se vitin e kaluar birra e importit zuri rreth 60% të tregut, teksa në vitin 2015 ato zinin rreth 40% të tregut.

Importet e birrës vitin e kaluar u zgjeruan me shpejtësi muajt e parë, pasi shumë fabrika prej motit te ftohtë që nuk favorizon konsumin dhe rritjes së kostove të brendshme frenuan aktivitetin.

Zëvendësimi i prodhimeve vendase me import, jo vetëm tek birra rrezikon disa arritje për të cilat vendit i janë dashur dekada. Malli i prodhuar në vend, në këtë rast birra, ka vlerë të lartë pasi punëson që nga prodhimi, marketingu dhe distribucioni, duke paguar taksa dhe tatime për të gjitha hallkat.

Prodhuesit vendas të birrës u përballen me një seri vështirësish veçanërisht vitin e kaluar. Ndryshimet në paketën fiskale në janar 2023 dhanë efektin më të madh.

Prodhimi i vendit, para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel, akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.

Në të njëjtën kohë çmimi i lëndës parë, birrës, malto u rrit shumë në mbi 800 euro për tonë, nga më pak se 400 euro që ishte më 2022.

Shumë nga prodhuesit i kanë pohuar Monitor se vitin e kaluar sektori i prodhimit të birrës ka kaluar periudhën më të vështire të tranzicionit, ku kostot e prodhimit u rriten të gjitha më shpejtësi, duke i bërë prodhimet vendase jo-konkurruese me importin.

Përfaqësuesit e bareve dhe restoranteve nga ana tjetër kanë bërë thirrje që të nxitet prodhimi i vendas që nga birra, vera dhe ushqime të tjera, pasi turistet e huaj që po rriten në numër kërkojnë receta dhe pije që prodhohen në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button