Maqedonia

Prodhohet treni i parë për Maqedoninë

Delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski qëndron për vizitë në RP të Kinës, ku sot në kompaninë CSR korporejshën ltd, në qytetin Xhuxho do të marrë pjesë në prezantimin e trenit të parë të prodhuar për nevojat e SHA Transport hekurudhat e Maqedonisë Shkup.

Me CSR-në Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka lidhur marrëveshje për furnizim të gjashtë garniturave udhëtuese për HM Transport.

Misajlovski, i cili është shoqëruar nga drejtori i HM Transport Nikolla Kostov në takim me menaxhmentin e CSR-së do të bisedojnë për realizimin e marrëveshjes me të cilin Maqedonia furnizon katër garnitura të reja motorike dizel dhe dy elektro garnitura motorike.

Sipas paralajmërimeve, dërgesa e trenit të parë do të jetë verës, ndërsa dërgesa e garniturave të tjera hap pas hapi, ashtu që çdo muaj do të arrijë nga një.

Trenat e rinj për udhëtarë do të kenë kapacitet të tërësishëm prej 1.200 udhëtarësh, që do të mbulojë 60 për qind të linjave që i mban HM-Transport. Duhet të jenë të klimatizuar, të pajisura me toalet me vakum, t’i përmbushin masat më të ashpra për efikasitet energjetik, t’i plotësojnë standardet siguruese, si dhe kushtet për transport të personave me lëvizje të kufizuar.

Furnizimi i trenave bëhet me 25 milionë euro, një pjesë është nga kredia e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të destinuar për rindërtimin e parkut të trenave të HM Transport. Me 15 milionë euro të kredisë është financuar edhe blerja e 150 vagonave bartës për HM-Transport, ndërsa me 10 milionë euro rindërtimi i lokomotivave ekzistuese dhe garniturave.

“CSR” është njëri nga prodhuesit më të mëdhenj botëror të lokomotivave dhe vagonave për transport të udhëtarëve dhe mallrave. Prodhon dhe servison lokomotiva dhe vagona për udhëtarë dhe për mallra, motorë për automjete dhe automjete për transport të qytetit dhe komponenta adekuate, ndërsa e ka prodhuar edhe lokomotivën e parë elektrike në RM të Kinës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button