Ekonomia

Prodhuesit Shqiptarë shprehen pro unifikimit ekonomik Shqipëri-Kosovë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Forumi i Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë, u mblodhën dje për një deklaratë për shtyp në lidhje më hapjen e kufijve tregtare Shqipëri Kosovë.

Nagip Fejzi, Kryetar i Forumit të Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë, në fjalën e tij tha: “Jemi këtu prezent, unë si Kryetar i Forumit të Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë, z. Bardhyl Baltëza si Kryetar i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe z. Astrit Shabani si Kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Siç e dini, dy ditë para pati një deklaratë, e cila na shqetëson ne si prodhues të Kosovës dhe Shqipërisë. Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë mes prodhuesve të Shqipërisë dhe Kosovës, por kemi dhe disa pengesa të cilat pengojnë bashkëpunimin tonë më të mirë. Pas asaj deklarate ne e pamë të arsyeshme të takohemi këtu në Tiranë dhe të jemi të gjithë së bashku të tregojmë, që ne si prodhues jemi të sigurt që ato deklarata nuk janë me qëllim. Jemi këtu për t’ju treguar atyre afaristë apo atyre biznesmenë, të cilët flitet se pengojnë nënshkrimin e marrëveshjeve mes dy qeverive, që shpresojmë se gjithçka që është thënë, nuk është e vërtetë, por nëse do të ketë diçka të vërtetë ne jemi të gatshëm t’i presim dhe ta diskutojmë. Shpresoj që pas kësaj deklarate çdo person që do të ketë nevojë, të na kontaktojë. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën dhe jo për të bërë përçarjen e bizneseve. Keqinterpretimet ndodhin zakonisht në këto vende. Ju falënderoj edhe njëherë për prezencën dhe nëse do të keni ndonjë pyetje, ne jemi këtu për të dhënë sqarime”.

Bardhyl Baltëza, President i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, në fjalën e tij u shpreh: “Dua të theksoj dy probleme. Ne jemi këtu për t’ju thënë që prodhuesit shqiptarë nga të dy anët e kufirit kanë propozuar prej kohësh qeverive shqiptare për unifikimin ekonomik midis dy vendeve dhe sinqerisht nuk shohim asnjë pengesë midis nesh, nuk ka midis nesh njerëz që janë kundër këtij bashkimi ekonomik. Dhe unë besoj, në frymën e Komunitetit Europian që ekonomitë mund të bashkohen dhe ne nuk bëhemi pengesë për këtë. Jemi ne promotorët përpara qeverive tona për ta shtyrë përpara këtë proces. Kanë mbetur probleme burokratike, të cilat ne shpresojmë, te paktën dy qeveritë si e Kosovës dhe Shqipërisë parimisht janë dakord dhe na habit fakti që mund te ketë disa probleme të vogla të cilat në thelb janë të parëndësishme, të cilat ne duhet t’i kalojmë shumë shpejt”.

I pyetur nëse mendonte se deklarata që erdhi nga Ministri i shtetit për Diasporën, ishte e pabazë dhe nuk ka biznes që e pengon një proces të tillë Z. Bardhyl Baltëza u përgjigj: Të paktën në mbledhjen që bëmë midis shoqatave të prodhuesve në Shqipëri e Kosovë, nuk ka njerëz që janë kundër këtij bashkimi. Nëse ka, le t’i themi hapur, me emra që t’i kuptojmë dhe arsyet e tyre. Ne nuk jemi për përjashtimin për asnjë, jemi dakord që nëse ka keqkuptime apo mendime të kundërta, t’i diskutojmë dhe sqarojmë këto probleme. Shikoni, më besoni që fryma e bashkëpunimit midis bizneseve prodhuesve të Shqipërisë dhe Kosovës, ka qenë shumë përparimtare. Kjo sepse ne duam të ndërtojmë një ekonomi si një komb. Fati na solli që jemi dy shtete por duam të ndërtojmë një ekonomi komplementare, te mos dëmtojmë njëri tjetrin por të ndihmojmë njëri tjetrin.

Koha po vjen që kufijtë ekonomike do të hapen dhe ne nuk duam të jemi mes atyre vendeve që mund ta pësojnë nga kjo. Pra paraprakisht për këtë ia kemi kërkuar qeverive tona.  Le të hapim ekonomikisht kufijtë midis dy vendeve tona, të ndërtojmë një plan se si do ta zhvillojmë këtë ekonomi, të mos bëjmë shpenzime të dyfishta që sjellin humbje, të mos kemi konkurrenca të dëmshme midis njëri tjetrit, por t’i rregullojmë këto gjëra në mënyrë zyrtare dhe të hapur.

Ka pasur një sërë marrëveshjesh midis dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë për bashkimin ekonomik. Konkretisht a mund të na thoni çfarë lehtësirash keni përfituar ju deri më tani?

Bardhyl Baltëza: Ne eksportojmë në Kosovë dhe Kosova eksporton në Shqipëri sikur eksporton Kina në Itali. Në aspektin ekonomik njëlloj eksportojmë nuk kemi ndonjë ndryshim të madh. Lehtësia e fundit ka qenë vendosja e një pike doganore e jo dy, por ne shpresojmë që meqenëse qeveritë tona janë angazhuar për këtë të çuar përpara këtë proces, gjithçka të ecë në rrugën e duhur

A jeni kundër për hapjen e tregut Ballkanik?

Ne nuk jemi kundër për futjen e Shqipërisë në Evropë dhe nuk jemi kundër edhe për hapjen e tregut Ballkanik, por duhet kuptuar mirë që përgatitja e ekonomisë Shqiptare për të hapur dyert për tregun Ballkanik duhet të ketë një periudhe 2 – 3 vjeçare dhe të bëhet një studim për fushat ku do hapet. Ne nuk jemi kundër hapjes së tregut ballkanik dhe madje e inkurajojmë por me një kusht që paraprakisht të  bëhet një studim qoftë për tregun e Shqipërisë qoftë për të Kosovës sesi do të hapet ky treg. Të unifikohet një pjesë e kostove, një pjesë e drejtimeve të ekonomive tona. Duam që qeveritë tona të bashkëpunojnë me ne, për të drejtuar këtë hapje në mënyrë të tillë që mos të ketë kolaps.

Kemi një vit që i kërkojmë qeverive tona zyrtarisht të ketë një hapje midis ekonomisë së Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo ekonomi të jetë më pas e aftë të përballojë ekonominë e ballkanit.

Ne brenda vetes kemi produkte shumë konkurruese, por mos harroni një gjë që qeveritë e Ballkanit të gjithë subvencionojnë, dhe kërkojmë nga qeveritë tona që duhet të kenë një program të studiuar mirë dhe të ballafaquar me të gjithë ekonomitë e Ballkanit.

Astrit Shabani, kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës: “Ne jemi tre organizata që kemi marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet njëra tjetrës dhe fokusi kryesor i joni është heqja e çdo barriere që na pengon të qarkullojmë lehtshëm.

Për sa i përket rasti që jemi mbledhur këtu, ne kemi ardhur si prodhues t’i dëshmojmë secilit prej jush që nuk ka asnjë pengesë, asnjë vonesë, asnjë dëshmi. Nëse ka raste në fjalë jemi të hapur të diskutojmë. Është kërkesë e prodhuesve që të unifikohemi, të jemi të lirë dhe të hapur, mos të  ketë asnjë pengesë. Më vjen mirë që Shqipëria ka qenë më shumë prezent në vitin 2017 se vitet e tjera dhe shpresoj të jenë edhe më shumë në vitet në vazhdim.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button