☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.95 ▲0.9%
ARI 4,467 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,839 ▼ -0.5% ETH $1,887 ▲ +0.28% XRP $1.0211 ▲ +0.62% SOL $76.4600 ▲ +0.38%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.95 ▲0.9 % ARI 4,467 ▲0.58 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.95 ▲0.9 % ARI 4,467 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Politika

“Projekte konkrete në fusha strategjike”, Hoxha takim me ministrin francez: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka takuar në Bruksel ministrin francez për për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad.

Në një postim në “X”, Hoxha ka zbuluar se diskutimet kanë qenë fokusuar në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

“Shumë i kënaqur nga takimi i sotëm me Ministrin Francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, me të cilin zhvilluam një diskutim thelbësor, veçanërisht mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

Dinamika e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Francës nuk ka qenë kurrë më e pasur, më e fortë dhe më premtuese. Shpreha mirënjohjen time të thellë për qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Francës në mbështetje të një Evrope më të zgjeruar, më të bashkuar, më të fortë dhe gjithmonë në solidaritet dhe të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të një bote gjithnjë e më të trazuar.

Gjithashtu përgëzova angazhimin personal të Ministrit në mbështetjen e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht gjatë fazave vendimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Përtej dialogut të përforcuar politik, partneriteti ynë dypalësh po materializohet përmes projekteve të prekshme me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët tanë. Brenda kuadrit të një partneriteti në zgjerim të vazhdueshëm, ne po forcojmë në mënyrë aktive bashkëpunimin në fusha strategjike si inovacioni i përparuar, energjia e gjelbër, mbrojtja, arsimi, komunikimi strategjik dhe shkëmbimet kulturore.

Ne riafirmuam angazhimin e përbashkët për të thelluar më tej këtë partneritet të veçantë dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.