☁️
Tiranë 10°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,630 ▼1.29%
DOW 46,229 ▼1.63%
NASDAQ 22,172 ▼1.37%
NAFTA 97.21 ▲1.76%
ARI 4,860 ▼2.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,008 ▼ -4.67% ETH $2,181 ▼ -5.99% XRP $1.4513 ▼ -5.25% SOL $89.5700 ▼ -5.41%
S&P 500 6,630 ▼1.29 % DOW 46,229 ▼1.63 % NASDAQ 22,172 ▼1.37 % NAFTA 97.21 ▲1.76 % ARI 4,860 ▼2.96 % S&P 500 6,630 ▼1.29 % DOW 46,229 ▼1.63 % NASDAQ 22,172 ▼1.37 % NAFTA 97.21 ▲1.76 % ARI 4,860 ▼2.96 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Projekte promovues dedikuar turizmit shqiptar në Slloveni

Një projekt i ri do t’i dedikohet promovimit të turizmit shqiptar në botë, duke nisur fillimisht me promovimin e saj në Slloveni.

Nisjen e këtij projekti dedikuar turizmit shqiptar, Ambasadori Shqiptar në Slloveni, Pëllumb Qazimi e ka bërë me dije nëpërmjet  një postimi në rrjetin social “Facebook”,  të Ambasadës Shqiptare në Slloveni.

Jernej Privšek dhe Tine Slabe, dy atletët e njohur sllovenë si sërfistë, hodhën idënë për t’iu bashkuar këtij projekti duke prezantuar bukuritë  e bregdetit shqiptar në botë.

Përvoja e tyre si “udhëtarët e botës” dhe në të njëjtën kohë edhe si ekspertë. do të bashkojnë në një projekt, emocionet e sportit të veprimit, bukurinë e natyrës, kuzhinës dhe prezantimin kulturor të Shqipërisë.

Në bazë të këtij projekti parashikohet që në muajin mars të këtij viti, do të përgatitet një dokumentar mbi turizmin shqiptar dhe mundësitë që ajo ofron. Më tej, në fund të sezonit turistik, dy atletët synojnë të përfundojnë pjesën e dytë të projektit.
Një projekt të ngjashmë ata kanë mundur ta realizojnë edhe në vende të tjera, me qëllim shpërndarjen e dokumentarit në rrjetet sociale si dhe paraqitjen e tij në festivale dhe venete ndërkombëtare.

Ky projekt përkthehet në një mundësi shumë të mirë për të promovuar imazhin e Shqipërisë dhe turizmin shqiptar jo vetëm në Slloveni, por edhe më gjerë.

Ambasada e Shqipërisë në Slloveni do të jetë pjesë e projektit duke ofruar të gjithë mbështetjen maksimale dhe ndihmën e nevojshme për realizimin e projektit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.