🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,730 ▲0.45%
DOW 47,137 ▲0.41%
NASDAQ 22,475 ▲0.45%
NAFTA 93.41 ▲1.03%
ARI 5,014 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,203 ▲ +0.62% ETH $2,331 ▲ +1.74% XRP $1.5116 ▲ +0.06% SOL $94.0700 ▲ +0.12%
S&P 500 6,730 ▲0.45 % DOW 47,137 ▲0.41 % NASDAQ 22,475 ▲0.45 % NAFTA 93.41 ▲1.03 % ARI 5,014 ▲0.24 % S&P 500 6,730 ▲0.45 % DOW 47,137 ▲0.41 % NASDAQ 22,475 ▲0.45 % NAFTA 93.41 ▲1.03 % ARI 5,014 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Prokurori i përgjigjet Xhafajt: Kemi dosje serioze, nuk bëjmë show!

Kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda Besim Hajdarmataj ka kërkuar që mbledhja e këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit, të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kjo për faktin se në dosjen e Prokurorisë që kërkohet heqja e imunitetit të Tahirit dhe arrestimi i tij, ka informacione sekrete.  Hajdarmataj i ktheu një përgjigje në distancë edhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj që më herët tha se çështja e Tahirit nuk ka prova dhe se po bëhet nga prokurorë të përdorur politikisht.

“Kemi ardhur me një kërkesë serioze, kemi dokumentacionin me vete, nuk kemi ardhur për asnjë show mediatik apo politik siç po thuhet këto ditë. Kërkojmë që çdo gjë të bëhet në përputhje me kushtetutën dhe rregullat që ka ky komision. Kemi përgatitur deklaratat për ruajtjen e sekretit, kemi informacione që vijnë nga struktura ligjzbatuese të vendit ku flitet për aktivitete kriminale, për emra personash që në asnjë mënyrë nuk mund të bëhen publike. Edhe nëse konsiderohet se jemi në fazë paraprake, shpesh na ndodh që para gjykatës të zhvillojmë seanca me dyer të mbyllura seanca me fakte që konsiderohen sekret shtetëror. Mbledhja duhet zhvilluar me dyer të mbyllura se edhe ligji edhe kushtetuta edhe rregullorja i kanë dhënë atributin këtij komisioni të shqyrtojë kërkesën tonë, tha Hajdarmataj.

Si ishte qëndrimi i PD dhe PS

Alibeaj: Sigurisht që kjo është një kërkesë e drejtë nga pikëpamja e prokurorisë, por po ashtu, mbledha e këshillit të rregullores dhe mandateve është një mbledhje e kuvednit, që do të thotë një mbledhje e hapur për publikun.

Propozimi ynë është që të mund ti gërshetojnë të dyja kërkesat, edhe të drejtën që kemi ndaj publikut, por sigurisht duke ruajtur kërkesën tuaj.

Propozimi ynë është, kërkesa e prokurorisë të ecë në dokumentet formale dhe kur fjala të vijë tek dokumentet që ju i konsideroni sekret hetimor, ju të mund ti kërkoni këtij këshilli që seanca të vijojë e mbyllur. Ose mund të bëni një gjë tjetër, pas prezantimit, ne të mund të diskutojmë për materialet sekrete pa median.

Ulsi Manja: Në fakt ne sot po shqyrtojmë një kërkesë të prokurorisë për dhënien e autorizimit të vijimit të hetimit penal për deputetin Tahiri. Është një cështje e sensibilitetit publik, opinioni është i interesuar të dëgjojë prokurorinë, po pse jo edhe provat që ka prokuroria. Nuk kemi asnjë gjë për t’i fshehur publikut.

Pasi u shpren mendimi nga përfaqësues të Komisionit të Keshillit të Mandateve, u vendos që shqyrtimi të bëhej me dyer të hapura, ku fjala ju dha te parit përfaqësuesit të Prokurorisë për krime të rënda të shallës së parë, Hajdarmataj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.