☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,471 ▼ -0.78% ETH $1,997 ▼ -1.39% XRP $1.3202 ▼ -1.99% SOL $81.7500 ▼ -2.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Prokurori italian: Zjarri në anije mund të jetë i qëllimshëm

Në anijen “Norman Atlantic” ka shkuar një grup hetimor i Barit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri në bord ka qenë i qëllimshëm. Autorët mund të kenë pasur si synim fundosjen e anijes së bashku me pasagjerët që ndodheshin lart.

C_4_articolo_2086804_upiImageppProkurori Giuseppe Volpe,  për para se të largohej nga zyrat e kapitanerisë së portit tha se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Hetimet po vijojnë me intensitet, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Vazhdon operacioni i shpëtimit të pasagjerëve në anije, dyshohet për 4 viktima

Vazhdon edhe sot operacioni i shpëtimit të pasagjerëve në anijen “Norman Atlantic”, e cila u përfshi nga flakët që prej mëngjesit të djeshëm. Nga të dhënat e fundit deri më tani janë shpëtuar 329 persona dhe 149 të tjerët janë ende në bordi.

Në anije është dërguar një staf mjekësh për tu kujdesur për pasagjerët e tmerruar. Mediat italiane shkruajnë se  në portin e Brindisit ka mbërritur një anije me 49 pasagjerë. Lajmi është bërë i ditur nga prefekti i Barit, Antonio Nunziante, i cili thotë se  mes pasagjerëve ndodhen edhe tre fëmijë. Shërbimet kanë nisur zbarkimin e tyre në breg dhe nga të dhënat bëhet me dije se një pjesë janë shqiptarë, grekë dhe 2 klandestinë.

Paraprakisht burimet zyrtare thonë se një persona ka humbur jetën por dëshmitarët okularë që kanë qenë në asnjë, thonë se numri i viktimave mund të shkojë në 4, dy gra dhe dy fëmijë. Anija “Norman Atlantic” kishte lënë dje portin grek të Petras në orën 3:30 të mëngjesit. Kur u përfshi nga flakët, drejtuesit e anijes dërguan një sinjal ndihme kur ndodheshin 33 milje detare larg ishullit të vogël grek të Otonoit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.