Prokuroria e BeH-së i dërgon ftesë për ta marrë në pyetje presidentin e RS, Dodik
Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik është ftuar si i dyshuar në rastin në lidhje me mbajtjen e referendumit të djeshëm për Ditën e RS në këtë entitet të Bosnjë e Hercegovinës (BeH).
Siç është konfirmuar për AA nga Prokuroria e BeH-së për momentin ftesa për t’u marrë në pyetje i është dërguar vetëm Presidentit të RS Millorad Dodik në lidhje me aktivitetet në rastin lidhur me moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Nga zyra e presidentit të RS Millorad Dodik thonë se nuk janë të informuar për dërgimin e ftesës. Presidenti i RS Milorad Dodik sot është në Beograd.
Prokuroria e BeH-së sot njoftoi se është duke mbledhur dokumente të caktuara në lidhje me aktivitetet rreth moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se persona të caktuar do të merren në pyetje.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.