Kronika

Prokuroria heton zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme, firmosën fituesit e tenderit të uniformave

Një nga zv/ministrat e brendshëm, sekretari i përgjithshëm i ministrisë dhe disa punonjës të këtij institucioni, janë firmtarët që shpallën fitues të tenderit të uniformave kompaninë shqiptaro-turke.

ABC News, ka mësuar se anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave kanë qenë zyrtarët e lartë të MInistrisë së Brendshme, të cilët kanë shpall fitues kompanin shqiptaro turke Marsi & AL” dhe “Yakupoglu Tekstil”, tashmë të marr nën hetim nga prokuroria.

Burimet thonë, se komisioni edhe pse kishte si kriter të vecantë çertifikatën e cilësisë, e shpalli fitues kompanin shqiptaro-turke pa depozituar këtë shkresë. Nuk dihet cila ka qenë arsye që ka shtyrë anëtarët e komisionit, të shpallin fitues këtë kompani pa plotësuar të gjitha kriterët e parashikuara. Të gjithë këta zyrtar, thanë burimet e akuzës, do të thirren në prokurori për të dhënë shpjegime për të gjithë procedurën e ndjekur.

Nga ana tjetër, prokuroria ka sekeustruar në ministrin e brendshme të gjithë praktikën e ndjekur nga komisioni I vlerësimit të ofertave, që në përcaktimin e kritereve, hapjen e ofertës dhe pranimit të aplikantëve e deri te shpallja e fituesit të tenderit me vlerë rreth 1 mln euro. Kjo shumë, ishte parashikuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit për dizajnimin dhe qepjen e 27 mijë e 900 copë uniformave të ndryshme të policisë. Këto uniforma, sipas kompanisë do të prodhoheshin në turqi dhe më pas do të silleshin në Shqipëri. Por nga hetimet paraprake në Doganë, rezulton që këto uniforma nuk kanë hyrë në Shqipëri pasi mungon ndonjë faturë doganore e saj, çka hedh dyshime se ata janë prodhuar në shqipëri ose kanë hyrë kontrabandë.

Burimet nga prokuroria, thonë se krahas mungesës së certifikatës së cilësisë së mallit, prokuroria po verifikon edhe dokumentet që kompania fituese ka paraqitur para komisionit, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e bashkëpunimit me kompanin turke “Yakupoglu Tekstil”.
Ky dyshim ka lindur, pasi disa dokumente të kompanisë turke rezultojnë të pavulosura dhe firmosura siç e parashikon ligji. Për këtë fakt, prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e të gjitha materialeve shkresore të dy kompanive Marsi & AL” dhe “Yakupoglu Tekstil” të dorëzuar në ministry dhe Qendrën e regjistrimit të biznesve.
Ndërkohë gjatë paraditës së premte, në prokurori ëshët dorëzuar kallëzimi I policisë së shtetit ndaj kompanisë fituese të tenderit të uniformave, që sipas policisë, është ndërpre kontratat vetëm më 2 shtator, pasi kishte nis hetimet prokuroria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button