Kronika

Prokuroria kërkon 4 vjet burg për gjyqtaren Majlinda Andrea

Prokuroria ka dhënë pretencën për gjyqtaren Majlinda Andrea dhe 4 personave ë tjerë të akuzuar për korrupsion pasiv. Në seancën e sotme, organi i akuzës kërkoi 4 vjet burg për gjyqtaren Andrea, si dhe heqjen e së drejtës për ushtrim të funksioneve publike për 5 vjet. Gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Lartë u vu nën akuzë pas një hetimit të nisur nga prokuroria e krimeve të rënda për një ryshfet prej 50 mijë eurosh. Në pretencën e sotme prokuroria kërkoi konfiskimin e pasurisë prej 50 mijë euro të gjyqtares

Ndërkohë për bashkëshortin e saj Odhise Andrean, Prokuroria kërkoi 5 vjet burg dhe heqjen e së drejtës për ushtrim të funksioneve publike për 5 vjet. Pretenca wshtw dhwnw edhe pwr tre tw akuzuarit e tjerw nw aferën korruptive; 4 vjet burg për Petraq Dashin; 2 vjet për Ilia Cabirin dhe 1 vit për Eleni Linon

Këta tre shtetas dyshohet se i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të tyre, në një proces njohjeje prone që ishte në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Shuma e parave dyshohet se i është dhënë gjyqtares nëpërmjet bashkëshortit të saj, Odhise Andrea. Hetimi për këtë çështje ka nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila ka kryer veprimet e nevojshme procedurale. Pasi është konstatuar se në veprime të dyshimta korruptive rezulton e përfshirë edhe një gjyqtare e Gjykatës së Lartë, hetimet i vijoi Prokuroria e Përgjithshme, si struktura kompetente për hetimin e zyrtarëve të institucioneve kushtetuese.

Nga aktet hetimore të deritanishme rezulton se i dyshuari Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

Deri në fillim të korrikut 2016, kjo çështje ishte në “fazën e studimit” në Gjykatën e Lartë. I dyshuari Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë të përfundonte në favor të tij. Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me të dyshuarin Petraq Dashi, i cili nga ana e tij kishte njohje dhe komunikim me shtetasin Odhise Andrea. Ky i fundit është bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, e cila ishte një prej anëtarëve të trupit gjykues të çështjes së të dyshuarit Çabiri në Gjykatën e Lartë.

Sipas akuzës, nga hetimet rezulton se për të përfituar një verdikt të favorshëm për një çështje pronësie i janë paguar te bashkëshorti i gjyqtares 50 mijë euro, ndërkohë që hetimi është zhvilluar së pari nga Krimet e Rënda dhe më pas është shpallur moskompetenca, pasi gjatë përgjimeve doli edhe emri i gjyqtares së lartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button