🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.12%
DOW 47,954 ▼0.48%
NASDAQ 22,882 ▲0.26%
NAFTA 96.55 ▼1.35%
ARI 4,789 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,944 ▲ +1.48% ETH $2,246 ▲ +1.76% XRP $1.3572 ▲ +0.17% SOL $84.8800 ▲ +1.17%
S&P 500 6,817 ▼0.12 % DOW 47,954 ▼0.48 % NASDAQ 22,882 ▲0.26 % NAFTA 96.55 ▼1.35 % ARI 4,789 ▼0.6 % S&P 500 6,817 ▼0.12 % DOW 47,954 ▼0.48 % NASDAQ 22,882 ▲0.26 % NAFTA 96.55 ▼1.35 % ARI 4,789 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Prokurorja Besa Nikëhasani në sitën e Vetting-ut, vendimi më 20 prill

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vijoi sot punën duke kaluar në sitën e Vetting-ut Prokuroren e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, e cila do të njihet me vendimin final të KPK-së më datën 20 prill.

Prokurorja Nikëhasani është e katërta përfaqësuese e sistemit të drejtësisë e cila kalon në sitën e Vetting-ut. KPK vendosi të largojë nga sistemi gjyqtarët Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjeva, ndërsa gjyqtarja Vitore Tusha u vlerësua pozitivisht nga KPK. Prokurorja Nikëhasani është e para nga hetuesit që del para komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Prokurorja Besa Nikëhasani ka vendosur të marrë pjesë vetë në seancën e KPK-së, duke mos marrë avokat. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Sipas relacionit të përgatitur nga KPK lidhur me pasurinë e prokurores thuhet se, të dhënat e marra nga ILDKP-ja e nxjerrin “të pastër”. Megjithatë ky institucion ka nxjerrë si problem një apartament dhe 2 dyqane në Shëngjin. Prokurorja Nikëhasani ka deklaruar se këto pasuri i ka përfituar pas prishjes së një apartamenti të vjetër në këtë zonë dhe ndërtimit të një pallati. “Dy garazhet nuk i kam fshehur, por i kam deklaruar në vitin 2009. Vlera 90 mijë euro është për banesën dhe 2 garazhet.  Shuma prej 752 mijë lekë është deklaruar vetëm një herë nga unë, është lapsus i ILDKPI”, tha ai.

Vendimi për Nikëhasnin pritet të jepet brenda datës 20 prill. Karriera e prokurores Nikëhasani nuk është e shkurtër. Ajo fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Që nga viti 2004, ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.