Promovohet “Eko – shtëpia e gjelbër” nga shishet e plastikës të ripërdorura
Në Kërçovë për herë të parë përmes të aksionit vullnetar u ndërtua “Eko – shtëpia e gjelbër”, për ndërtimin e kësaj shtëpie janë përdoruar 1500 shishe plastike të ripërdorura.
Shtëpia përmban natyrë ripërdoruese dhe në të ardhmen do të përdoret për rritjen e luleve dhe fidanëve në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin mjedisor dhe të gjelbër në Komunën e Kërçovës.
Në kuadër të këtij aksioni vullnetarë që ndërtuan shtëpinë e gjelbër morën pjese 40 vullnetarë nga OJQ-të e ndryshme rinore dhe Vrojtuesit e shkollës së mesme “Mirko Mileski” ku është edhe vendndodhja e Shtëpisë së gjelbër.
Ky aksion vullnetarë u përkrahur nga Qendra për kërkim dhe zhvillim “ VIZIO“ në bashkëpunim me Forumin rinor arsimor, dhe USAID-it.
Kjo aksion është ngritur me vetiniciativë nga grupe jo formale të rinjsh të cilët duan të na sjellin ide të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të përdorimit praktik dhe kreativ të hapësirave publike në komunitet, dhe në këtë mënyrë të sigurojë një vend që do të ndihmojë zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbra në komunë.