Politika

“Pronat”, Bylykbashi: Kushtetuesja shfuqizoi rishpronësimin dhe garantoi sigurinë juridike

Në një intervistë për ABC News nënkryetari i Komisionit të Ligjeve Oerd Bylykbashi shpjegoi pse, sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese shpëtoi pronarët nga rishpronësimi, ndërkohë që garantoi edhe sigurinë juridike për ata që kanë përfituar ndër vite nga kthimi e kompensimi i pronave. Disa elementë të tjerë të ligjit sipas tij nuk u rrëzuan për shkak se votimi mes anëtarëve të gjykatës ishte 4 me 4. Me deputetin demokrat bisedoi gazetarja Merita Haklaj.
Zoti Bylykbashi pse e mirëpritet shfuqizimin e dy pikave të ligjit të pronave nga Gjykata Kushtetuese, kur Agjencia e pronave thotë se proçesi do të vijojë me të njëjtën formulë? Për çfarë arsyesh sipas jush ky vendim i Gjyakës Kushtetuese i gëzon pronarët?
Së pari e qartë është se një pjesë e ligjit është shpallur antikushtetuese. Një veprim tjetër i qeverisë antikushteteus, në këtë rast kundër pronarëve legjitim të pronave që ju shpronësuan pas 1944-ës, shpronësim komunist, prona për të cilën këta pronarë kanë vuajtur, shpeshherë kanë humbur dhe jetën, janë torturuar, janë persekutuar dhe janë konsideruar të deklasuar për 50 vjet.
Në distancë prej gati 70 vjetësh nga koha kur shumë prej tyre ua morën këto prona qeveria miratoi përsëri një ligj që i rishpronëson. Mekanizimi më i rëndë i ligjit ishte rishpronësimi.
Dhe kjo në themel kishte që kur një person gëzon të drejtën që të merrte pronën që sot e kësaj dite është e lirë, kjo pronë dhe pse e lirë nuk i kthehet më. Krijuan një artificë të padëgjuar ndonjëherë: kompensim fizik në pronën tënde, gjë që nuk ka asnjë lloj logjike. Dikush do të merrte pronën fizikisht por jo në madhësinë që kishte, por një sipërfaqe më të vogël. Kjo prek pronarët që, për shkak të zhvillimit të qyteteve, pronat që kanë qenë në periferi të qyteteve të vogla të pas luftës së dytë botërore, sot janë në qendër të qyteteve. Qytetet janë zhvilluar dhe këto zhvillime urbane kanë ardhur si pasojë e një zhvillimi normal ekonomik shoqëror që ka pësuar vendi. Sigurisht do të ndryshonin qendrat urbane si Tirana, Durrësi, Shkodra, pavarësisht nëse do të ishte komunizëm apo kapitalizëm pas viti 1945.
Mekanizimi që kishin parashikuar ishte nëpërmjet një vlerësimi të pronës së lirë sot me llojin e pronës së dikurshme: nëse ke pasur tokë bujqësore, do ta njoh vlerën si tokë bujqësore, do ta pjestoj atë vlerë me çmimin e truallit sot dhe do të të jap një fraksion të pronës, gjë që do të shkonte në 10% apo ndoshta dhe më pak të pronës që ishte e lirë dhe që me ligjin miratuar në kohë të Partisë Demokratike do të merrej 100%.
Pra nëse dikush do kishte 1000 m katror truall sot të lirë sipas ligjit të PD do ta merrte të gjithën, ndërkohë sipas ligjit të miratuar nga Rama do të ishte vetëm një fraksion edhe më pak se 11%, 12% apo dhe më pak se 10%, sepse në llogarinë e tyre nuk mund të përfitosh më shumë. Shteti komunist në logjikë e kësaj kategorie politike që filizin e kanë drejtpërdrejt nga rrënja e komunizimit (këtë lloj mentaliteti kanë), pra ata mendojnë se është kontributi i shtetit socialist – komunist që i është rritur vlera pronës, ndërkohë që jemi përballë një shkeljeje dhe një  dhunimi të drejtëpërdrejtë të të drejtave të njeriut.
Gjykata Kushteteuse e ka shfuqizuar këtë mekanizëm. Pikën 5 të nenit 6 që bën këtë lloj konvertimi e shpalli antikushtetues.
Përmes prishjes së këtij mekanizmi praktikisht u prish mekanizimi i rishpronësimit. Po pse rishpronësim? Sepse në momentin kur shteti thotë: ke 1000 m2  të lirë, e konstatoj që po, ta njoh pronësinë mbi këtë, por duke qenë se unë bëjë këtë mekanizëm përllogaritjeje të jap vetëm një pjesë 10%, dhe 90% të pronës e rimarr unë (shteti). Në momentin kur të është njohur e drejta e pronës dhe ta rimerr shteti ky është është rishpronësim. Kaq e thjesht është.
Pronarët që me zor duan t’i quajnë ish-pronarë do të ripersekutoheshin edhe pas 70 vitesh në këtë të drejtë themelore të tyre. Gjykata Kushtetuese, ashtu siç kishim besim kur ju drejtuam, këtë e prishi.
Por ndërkohë çfarë ndodhte me sipërfaqen e mbetur të pronës që sipas këtij mekanizimi që ju sqaroni i bie të jetë ndjeshëm më e madhe se ajo që pronari merr si kompensim?
Supozojmë që dikujt nga 1000 m2 i kthehet vetëm 10% pra 100 m2. 900 m2 të tjera kalojnë në fondin e kompensimit të Agjencisë së pronave, e cila ka të drejtën ta japë në ankand. Dhe për ironi të fatit nuk është fare çudi që këto 900m2 që shteti i nxjerr në ankand, t’i blejë pasardhësi i dikujt që ka firmosur shpronësimin, madje dhe mund të ketë torturuar në burg pronarin për këtë tokë që e humbi.
Mund të kishim dhe një pabarazi tjetër: këtij personi që i kthehet vetëm 10%, ngjitur me të dikush në të njëjtat kushte si ish-pronar e ka marrë të plotë pronën. Pra ky ligj krijonte pabarazi të jashtëzakonshem në trajtimin e dy çështjeve të njëjta. Krijohet një situatë ku persona të tretë pa patur asnjë lidhje me këtë pronë kanë prioritet që ta marrin atë përmes një ankandi, ku vetë pronari të shohë me zhgënjim të madh se si shteti sillet me këtë pronar edhe pas 70 vjetësh pasi ia ka marrë këtë pronë. Kjo është e papranueshme.
Gjykata ka shpallur dhe një pikë tjetër antikushtetuese… 
E ka shpallur dhe një pikë tjetër përmes së cilës mendonin se do të mund të rillogarisinin të gjitha efektet financiare
të vendimeve për pronat e kthyera të kompensuara që ishin marrë në të shkuarën. Arrijnë dhe deri aty: nëse e ke marrë (pronën), unë përsëri ta rillogaris, pra cënonin sigurinë jurdike të pronarëve. Nuk i lënë pronarët të qetë. Edhe në ’46-ën nuk i lanë as në 2016-ën nuk duan t’i lënë të qetë. Këto Gjykata Kushtetuese i shpalli antikushtetuese.  Ka elementë të tjerë, ku mesa duket, ndoshta për shkak të një votimi 4 me 4 ka refuzuar, pra teknikisht quhet refuzim i kërkesës, sepse duhet një votim në mazhorancë të paktën 5 me 4. Në kushtet aktuale votimi ka qenë 4 me 4 mesa duket, pra (kushtetuesja) ka refuzuar çështje të tjera dhe më pas ka rrëzuar kërkesën për shfuqizim të të gjithë ligjit, që është bërë nga shoqatat apo subjektet e tjera.  Është arritje shumë e madhe rinjohja nga Gjykata Kushtetuese e kësaj të drejte të pacënueshme. Është ekzakt ajo që thotë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut: pjesa që mund të kthehet nuk diskutohet, duhet të diskutohet vetem mekanizimi i kompensimit, por kjo është çështje tjetër. Por kthimi duhet të jetë i padiskutueshëm. Kështu që ky vendim është një hap shumë i madh.
Çfarë do të bëjë Partia Demokratike? Bëhet pothuaj një vit nga miratimi i këtij ligji për një pjesë të të cilit Gjykata Kushtetuese ju dha të drejtë, por ligji mbetet në fuqi? Asokohe ju keni parlajmëruar dhe më shumë për kur të vini në pushtet…
Ne kemi vendim shumë të qartë sa i përket pjesës tjetër. Në momentin që vijmë në pushtet, të gjithë ato çështje që i konsiderojmë të padrejta  në këtë ligj shfuqizohen.
 Bylykbashi shpjegon vendimin e kushtetueses për pronat
Oerd Bylykbashi përfaqësoi Partinë Demokratike në ankimimin e ligjit të pronave në Gjykatën Kushtetuese, si një prej palëve të tjera ankimuese krahas presidentit, Avokatit të Popullit, shoqatave të pronarëve dhe Partisë Republikane. Nënkryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve thotë se pronarët me të drejtë i gëzohen vendimit të Gjykatës, edhe pse ajo nuk e shfuqizoi të gjithë ligjin. Çfarë ka rënë është pikërisht ai që demokratët e kanë cilësuar si mekanizimin e rishpronësimit të pronarëve edhe pas 70 vitesh përpjekje për të marrë drejtën e pronës që ua hoqën komunistët.    Përmes prishjes së këtij mekanizmi praktikisht u prish mekanizimi i rishpronësimit. Po pse rishpronësim? Sepse në momentin kur shteti thotë: ke 1000 m2  të lirë, e konstatoj që po, ta njoh pronësinë mbi këtë,  por duke qenë se unë bëjë këtë mekanizëm përllogaritjeje të jap vetëm një pjesë 10%, dhe 90% të pronës e rimarr unë (shteti). Në momentin kur të është njohur e drejta e pronës dhe ta rimerr shteti ky është është rishpronësim. Kaq e thjesht është… Mekanizimi që kishin parashikuar ishte nëpërmjet një vlerësimi të pronës së lirë sot me llojin e pronës së dikurshme: nëse ke pasur tokë bujqësore, do ta njoh vlerën si tokë bujqësore, do ta pjestoj atë vlerë me çmimin e truallit sot dhe do të të jap një fraksion të pronës, gjë që do të shkonte në 10% apo ndoshta dhe më pak të pronës që ishte e lirë dhe që me ligjin miratuar në kohë të Partisë Demokratike do të merrej 100%.
Por ndërkohë çfarë ndodhte me sipërfaqen e mbetur të pronës që sipas këtij mekanizimi që Bylykbashi sqaron i bie të jetë ndjeshëm më e madhe se ajo që I kthehet pronarit.
Supozojmë që dikujt nga 1000 m2 i kthehet vetëm 10% pra 100 m2. 900 m2 të tjera kalojnë në fondin e kompensimit të Agjencisë së pronave, e cila ka të drejtën ta japë në ankand. Dhe për ironi të fatit nuk është fare çudi që këto 900m2 që shteti i nxjerr në ankand,  t’i blejë pasardhësi i dikujt që ka firmosur shpronësimin, madje dhe mund të ketë torturuar në burg pronarin për këtë tokë që e humbi.
 Kishte dhe një pabarazi tjetër prej këtij ligji në trajtimin e dy çështjeve të njëjta. Mund të kishim dhe një pabarazi tjetër: këtij personi që i kthehet vetëm 10%, ngjitur me të dikush në të njëjtat kushte si ish-pronar e ka marrë të plotë pronën.  Pika tjetër që Gjykata Kushtetuese rrëzon në ligjin e qeverisë është ajo që ndalon rillogaritjen e efektevet financiare të vendimeve për pronat e kthyera të kompensuara tashmë.
Arrijnë dhe deri aty: nëse e ke marrë (pronën), unë përsëri ta rillogaris, pra cenonin sigurinë juridike të pronarëve.  Sipas Bylykbashit element të tjerë ishin në prag të rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese, por nuk u bë e mundur për shkak të ndarjes së votave të anëtarëve barazim
…pra teknikisht quhet refuzim i kërkesës, sepse duhet një votim në mazhorancë të paktën 5 me 4. Në kushtet aktuale votimi ka qenë 4 me 4 mesa duket, pra (kushtetuesja) ka refuzuar çështje të tjera dhe më pas ka rrëzuar kërkesën për shfuqizim të të gjithë ligjit,
Bylykbashi tha se me këto do të merret Partia Demokratike ditën që do të vijë në pushtet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button