Propozimi i Nuland për ‘Drejtësinë’, Rama në orën 13:00 në konferencë për shtyp
Kryeministri Edi Rama do të dalë në orën 13:00, ne një konferencë për shtyp për çështjen e reformës në drejtësi, dhe posaçërisht për propozimin e kompromisit, ofruar nga Ndihmësekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, gjatë vizitës së fundit në Tiranë.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryeministri në një postim në profilin e tij në facebook.
“Në 13.00 për Reformën në Drejtësi dhe propozimin e kompromisit paraqitur nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit në emër të SHBA/BE”, citohet postimi i kryeministrit Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.