Protagonisti i ‘Fifty Shades of Grey’: Kam frikë se do më vrasin
Frika më e madhe e aktorit Jamie Dornan është se një ditë do të vritet nga një fans. Protagonisti i filmit të shumëpritur ‘Fifty Shades of Grey’ ka pranuar në një intervistë për revistën ‘Details’ se është i shqetësuar se mos pëson fatin e John Lennon, i cili u vra në vitin 1980 nga një fans i tij.
“Kam frikë se do më vrasin si John Lennon. Do më vrasë ndonjë nga fansat e çmendur gjatë premierës së filmit, pasi e di që ka shumë njerëz të mërzitur për faktin që e luaj unë rolin kryesor. Jam bashkëshort dhe prind, për këtë arsye nuk dua të vdes kaq shpejt”, tha 32-vjeçari.
Dornan shpjegoi se e tërhoqi oferta për rolin pasi sheh ngjashmëri mes vetes dhe personazhit Christian Grey.
“Nuk është se jam i shkatërruar përbrenda, por një pjesë e imja është thyer që kur humba nënën në moshë të vogël. Për këtë arsye më tërheqin personazhet që janë të lënduar”, shtoi Jamie Dornan.