☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.35 ▲5.23%
ARI 4,767 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,112 ▼ -0.68% ETH $2,179 ▼ -3.22% XRP $1.3291 ▼ -3.46% SOL $82.1900 ▼ -2.72%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.35 ▲5.23 % ARI 4,767 ▼0.21 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.35 ▲5.23 % ARI 4,767 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Protesta, Braçe: Tentativa për të kthyer një 21 Janar të dytë dështoi

 Protesta e partive opozitare e cila u mbajt ditën e sotme është komentuar edhe nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili theksoi se tentativa e Bashës dhe Berishës për të kthyer një 21 Janar të dytë duke nxitur njerëzit për t’u rrahur e për t’u vrarë rezultoi sot vetëm një dështim i pastër.

Braçe evidenton shkatërrimin dhe dëmtimin e ambientit, ndërsa shprehet se mes dhunës së rrugës dhe ligjit, është ky i fundit që fiton gjithmonë. Braçe bëri edhe krahasimin mes protestës së 21 Janarit dhe protestës së sotme.

“Në 21 Janar kishte gardh, rregullore të gardhit, rregullore të bulevardit. Në 16 shkurt nuk kishte asgjë, zero, as gardh e as rregullore. Në 21 Janar kishte policë, forca speciale deri tek RENEA, snajpera, gardistë dhe paramilitarë. Në 16 shkurt nuk kishte asnjë shërbyes shteti me armë, pistoletë, kallashnikov, Mp5, apo snajper, zero. Në 21 Janar u qitën 4000 plumba, mbajeni mend, 4000 plumba. Në 16 shkurt asnjë, zero, asnjë shkrehje arme, asnjë plumb. Në 21 Janar u vranë 4 qytetarë paqësorë, u plagos një gazetar, u plagosën mbi 32 qytetarë të tjerë. Në 16 shkurt nuk është lënduar askush, as që u prek me dorë kush, zero, asnjë. Në 21 Janar provat e krimit, nga gëzhojat në bulevard e Kryeministri deri tek pamjet e kamerave, serverat e tyre u zhdukën, prokuroria u ndalua të hetojë. Në 16 shkurt janë të gjitha në vend, e gjithë zona para Kryeministrisë po i jepet prokurorisë, bashkë me pamjet filmike, serverat po ashtu”, theksoi Braçe.

Sipas zëvendëskryeministrit, mazhoranca nuk ka asgjë për të fshehur dhe se kjo e fundit kurrë nuk do ta tejkalojë ligjin duke marrë jetë kundërshtarësh.

“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur! Këto janë dy botë. Njëra e ligjit dhe tjetra e dhunës së rrugës! Dua t’i them çdo qytetari se kurrë, kurrë ne nuk do të tejkalojmë ligjin, duke marrë jetë kundërshtarësh! Kurrë! Sali Berisha e kuptoi këtë sot. Erdhi vërdallë në atë shesh me besimin e fortë se do të nxiste, provokonte, e më në fund do merrte pas atë që donte, një akt dhune, një plagosje, një vrasje në radhët e kundërshtarëve, nuk ja doli! Në atë bulevard, ka veç dy vrasës dhe kështu do jetë deri në fund. Sali Berisha dhe Lulzim Basha! Cilido nga kundërshtarët tanë politikë, nga ata që nuk kanë parti i kundërshtojnë politikat tona, deri tek anëtari i fundit i PD, të jetë i qetë, ne nuk i marrim kujt jetën! I keqardhur për çdo kundërshtar paqësor që ishte sot në bulevard e që është ndjerë keq nga pajisjet e policisë, por duhet të jem i qartë, gjithçka erdhi si pasojë e një grupi prej 200 vetash, të dhunshëm deri barbar, të komanduar politikisht e me synim të qartë për të sulmuar godinën e Qeverisë, marrë pushtetin me dhunë! Si përherë!”, u shpreh Braçe.

Gjatë protestës së ditës së sotme ku disa prej protestuesve sulmuan Kryeministrinë, përveç dëmeve materiale shkaktuan edhe disa të plagosur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.