Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.41 ▲5.3%
ARI 4,767 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,129 ▼ -1.95% ETH $2,178 ▼ -3.75% XRP $1.3310 ▼ -3.93% SOL $82.1800 ▼ -2.92%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.41 ▲5.3 % ARI 4,767 ▼0.22 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.41 ▲5.3 % ARI 4,767 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Protesta e 16 shkurtit, OSBE: Me trazira nuk vihet në pushtet

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt i ka bërë thirrje opozitës të tregohet e kujdesshme në protestën e ditës së shtunë.

Ai shprehet se trazirat janë një rrugë e shkurtër dhe e gabuar për të ardhur në pushtet, ndërsa thekson se Shqipërisë nuk i duhet dhuna pasi e shkuara e saj është e mbushur me ngjarje të tilla.

“Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë. Aspiratat e të gjithë qytetarëve shqiptarë kërkojnë një diskurs politik të pjekur dhe konstruktiv; trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet.

Shqipëria ka parë boll dhunë politike në të shkuarën. Çdo kthim në atë kohë vetëm sa do të dëmtonte vendin, veçanërisht tani që ai futet në një periudhë katër mujore vendimtare, kur të gjitha përpjekjet dhe energjitë duhet t’i kushtohen organizimit të zgjedhjeve vendore, të cilat janë një provë e vërtetë për demokracinë”, tha ai.

Gjithashtu më herët ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Bashkimi Europian bën apel të fortë për qytetarët dhe protestuesit, që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos nxisin tensione e dhunë në tubimin e së shtunës, i cili është thirrur nga opozita e bashkuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.