Ekonomia

Protesta e naftëtarëve- Gjiknuri: Kompania private falimentoi, qeveria po sheh mundësinë e ristrukturimit

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, reagoi te enjten jashtë sallës së parlamentit mbi protestën para Kryeministrisë te naftëtarëve te Ballshit, te cilet kanë 9 muaj pa marrë pagat. Ai u shpreh se, “qeveria po punon për të gjetur një mundësi, që të bëhet një ristrukturim i kësaj ndërrmarje private, e cila ka falimentuar”.

“Protesta e naftëtarëve është ndaj një kompanie private dhe se kjo nuk ka lidhje me shtetin”, tha ai. Gjiknuri theksoi se qeveria e mëparshme e shiti lirë rafinerinë e Ballshit dhe më pas kompania e keqpërdori duke ia faturuar kompanive të tjera. Sipas Gjiknurit, kompania aktuale private ka falimnetuar dhe qeveria po mendon një zgjidhje për të ristruktuar ndërrmarjen.

Ministri Gjiknuri vuri ne dukje se “aktualisht është një kompani private që ka falimentuar, një shitës spekulant ia shiti disa të rinjve e kështu me radhë. Theksoj se interesi është shumë i madh për shtetin për rafinerinë. Por, është e kotë t’i kërkosh qeverisë kur qeveria e mëparshme e shiti badjava dhe tani faturën ia la kësaj qeverie”.

Nuk e shtetëzojmë dot, sepse aty janë përfshirë shumë banka dhe do shkonte në një zinxhir pa fund çështja, ndersa qeveria po punon për të gjetur një mundësi, që të bëhet një ristrukturim i kësaj ndërrmarje private qe ka falimentuar”. tha ai.

Dhjetra punonjës te rafinerise se naftes Ballsh kane protestuar sot perpara Kryeministrise, me qëllim ndërgjegjësimin e qeverisë për t’i kërkuar llogari kompanisë ku ata punojnë qe t’i paguaje pagat mujore te pashlyera dhe të  respektojë minimumin e kushteve të punës ndaj punonjësve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button