☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,014 ▼ -2.27% ETH $2,189 ▼ -2.27% XRP $1.3255 ▼ -1.3% SOL $81.8100 ▼ -2.84%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Protesta në Selanikë dhe Athinë, të nxitura nga aksidenti i rëndë i trenave

Protestuesit marshuan nëpër rrugët e Selanikut të enjten për të shprehur zemërimin për përplasjen e dy trenave që shkaktuan vdekjen e 57 njerëzve, aksidenti më i rëndë hekurudhor në Greqi.

Në një video të postuar në mediat sociale shihen protestuesit duke brohoritur dhe duke mbajtur pankarta ndërsa marshonin nëpër rrugët e ngarkuara të qytetit port grek.

Rreth dy mijë njerëz protestuan edhe në kryeqytetin e vendit, Athinë, ku disa nga protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin “jetët tona janë të rëndësishme”.

Protestuesit shprehën zemërimin e tyre kryesisht ndaj autoriteteve dhe dhe kompanive hekurudhore. Të mërkurën në mbrëmje, protestuesit hodhën gurë në zyrat e kompanisë së trenave në Athinë.

Qeveria tha se ndante pikëllimin e njerëzve dhe premtoi të kryente një hetim të plotë për të rregulluar problemet në sistemin e vjetëruar hekurudhor të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.