Protesta te Parlamenti, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë
Tensione dhe përplasje janë shënuar para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet protesta e opozitës kundër Reformës Administrativo-Territoriale.
Mes protestuesve ndodhet edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në një përplasje me efektivët e Policisë së Shtetit.
Protestuesit kërkojnë të çajnë kordonin e policisë që të çon të Parlamenti ndërsa efektivët e policisë u kanë kërkuar të lirojnë rrugën.
Situata jashtë godinës së Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta zhvillohet paralelisht me seancën plenare.
Në rendin e ditës së Kuvendit është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.